E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtia e mishit ne mungese te kushteve higjeno-sanitare

Therja dhe tregtimi i mishit vazhdon të mbetet problem shqetësues për qytetarët dhe autoritetet e agjencisë rajonale të shëndetit publik.
Kushtet e mjerueshme të therjes së bagëtive janë jashtë çdo standardi të sigurisë shëndetësore konfirmon për “ABC Neës”,  zoti Mhill Gecaj drejtori i shëndetit publik.
Therja dhe tregëtimi i mishit në kundërshtim ligjin ka bërë që të lulëzojë konkurrenca e pandershme pavarësisht kushteve të mjerueshme, qytetarët drejtohen drejt tyre për shkak të çmimeve më të lira.
Një muaj më parë autoriteti shëndetësor rajonal vendos mbylljen e tregut të gjësë gjallë pranë Institutit Bujqësor Kamëz si një treg i dalë jashtë çdo kontrolli dhe që funksionon larg parametrave higjeno-sanitare, duke filluar qe nga higjiena e kasapëve, ambienteve ku therin gjenë e gjallë, mënyra e transportit të mishit deri te hedhja e mbeturinave.
Por ky treg ende vazhdon të qëndrojë i hapur, po kështu dhe shumica e dyqaneve të cilët tregëtojnë jashttë çdo standarti.
Autoriteti rajonal shëndetësor kërkon edhe bashkëpunimin e Bashkisë së Tiranës në mënyrë qe kryeqytetasve t’u garantohet siguria ushqimore, e cila është edhe një nga pikat kryesore të kushteve që vendi ynë duhet të plotësojë për t’u antarësuar në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›