Vetëm avangarda intelektuale mund ta nxjerrë Kosovën nga rrethi vicioz
Koha e re natyrisht që shumëçka qet në harresë nga koha e kaluar. Dhe kjo është krejt normale për shtetet që janë stabile. Diçka është edhe mirë të harrohet , por shumë çka nuk bën të harrohet kurrë. Sigurisht së çdo kohë i ka edhe njerëzit e vet. Tek ne në pushtet kanë ardhur njerëz të rinj si duket barem deri me tash jashtë domenit të kohës në të cilën po jetojmë. Ata janë të rinjë vetëm fizikisht së me mendje dhe veprime pak kanë lëvizur nga idetë e ish-sistemit komunist. Dhe kjo është një fakt që shumë kënd e qetë në dilemë se si është e mundur të ndodhë kjo punë në shekullin XXI. Sikur edhe mbarë shoqëria po vuan nga pak nga e kaluara e hidhur. Shqiptarët e Kosovës jo vetëm që vuanin nga diktatura, por vuanin edhe pse kjo diktaturë ishte e një regjimi pushtues dhe krejt përjashtues. Edhe pse kemi menduar së pas çlirimit të vendit shumë shpejt do të çlirohemi edhe nga koha e kaluar për shumë arsye, kjo ende nuk po ndodhë në shoqërinë e re të Kosovës. Në pushtet janë instaluar njerëz me tru të mbushur plot me ide të kaluara të cilët nuk po i sjellin të mira vendit dhe as popullit ,kur na është ofruar rasti më i mirë gjatë gjithë historisë kombëtare, që të avancojmë si shtet dhe si komb .E ardhmja është stopuar nga këta liderë, sikur shteti të jetë qitur në ankand publik. Sikur po përjetojmë një kohë të zymtë, ku mungon vullneti , pa vizioni dhe idetë utopike. Po jetojmë pa alternativë për këtë ritëm të jetës. Njeriu i thjesht nuk ka forcë dhe as mekanizem të bëjë që gjendja të ndryshohet në favor të tij. Ata të cilët sot po e drejtojnë shtetit, po i dëmtojnë interesat shtetërore dhe dashur ose pa dashur po i dëmtojnë edhe interesat nacionale. Gjoja në emer të mbrojtjes së vlerave shtetërore, e kanë uzurpuar pushtetin, kur në anën tjeter kemi shumicën e cila gjithnjë e më shumë po varfërohet. Të gjithë jemi dëshmitarë të një qeverie shumë të korruptuar , dhe jemi dëshmitarë të një Parlamenti që më shumë gjason siç e potencoj shpesh në një klub të cirkuzanteve. Gjithçka përfundon më zënka ndërmjet njeri-tjerit, më shumë në luftën jo parimore për pushtet. Sikur te kishim një opozitë të fortë sigurisht së edhe nuk do të përballeshim më kaq shumë probleme të natyrës politike dhe natyrës ekonomike..Perkundrazi opozita me ndonjë përjashtim të vogël po ia zgjatë pushtetin pozitës numerikisht jo legjitime. Në shoqërinë tonë është evidente së lypset bërë reforma radikale, në menyrë që faza e tranzicionit sado pak të merr kahje të duhur. A ka gja më keq kur në një sistem legal ndodhin aq shumë gjera jo legjitime? Mungon solidarizimi i përgjithshëm, mungon kujdesi për kategorinë që sot përbëjnë shumicën e shoqërisë sonë. Në pushtet çdo ditë dëgjon se po katapultohen njerëz pa kurrëfarë merite, vetëm pse është ilaka me dikë nga pushteti. Shteti nuk funksionon duke i fshehur ata të cilët haptazi abuzojnë më shtetin, pse janë shokë të dikujt, apo se na paskëshin pasur ndonjë meritë nga e kaluara. Nuk ka të drejtë askush që në emër të ndonjë merite të abuzojë me shtetin. Kësaj nuk i thonë patriotizëm. Në shtetin tonë të ri është instaluar logjika së po që së dikush vjedh edhe me miliona nuk ka ndodhur asgjë, e kur për një abuzim të tillë në një shtet demokratike dënohesh për shumë vjet heqje lirie. Kur populli kërkon me të drejtë barazi për të gjithë, pushtetarët janë të predisponuar për totalirizëm. Ne mënyre patologjike po veprohet në mjegullimin e të drejtës klasore. Gjithnjë e më shumë po cenohen edhe vlerat demokratike të një shteti të sapo lindur. Opinionit të gjerë publik shumë çka nuk i tregohet, ose kjo punë ndodh shumë vonë. Gjithnjë e më shumë po bëhemi popull me asistencë sociale, që është shumë e papranushme, kur i kemi të gjitha mundësit që të jemi popull më të gjitha të mirat. Sistemi kapitalist dallon nga klika në pushtet. Për sa kohë , dhe deri kur do të lejohet që njerëzit në pushtet ta ndryshojnë edhe mbarë sistemin në favorin e tyre mbetet të shihet. Ndërrimi i sistemeve nuk bëhet sa për t’ia plotësuar qejfin dikujt. Sistemet ndryshojnë për përparimin e përgjithshëm të një shoqërie. Sistemi pluralist është i të gjithëve e jo vetëm i një kategorie të caktuar njerëzish .Me shumë për fajin e kësaj garniture udhëheqëse veriu i Mitrovicës po rrëshqet gjithnjë e më shumë të bjerë në duart e Serbisë fashiste. Gjithmonë ata flasin për gjerat periferike, duke iu shmangur brendisë së temës. Shumëçka nga pasuria shoqërore, po eksploatohet si në feudalizëm. Dhe, në mënyrë permanente po krijohën afera të reja për ti qitur në harresë aferat paraprake. Kjo i ngjan thënies “kush mendon për vete mendon për të gjithë”, që në fakt është vetëm paravan për të vazhduar punën me avazin e vjetër. Të gjitha këto të meta të njerëzve në krye të shtetit, dhe sistemit me kahje të keqe, mund të nxirret nga ky rreth vicioz, sikur avangarda intelektuale të vjen në shprehje për ta marrë udhëheqjen e shtetit të cilin nuk po e bëjmë ashtu siç do të duhej në fakt të ishte...
...