Vetëpërmbajtja nuk është shenjë e civilizimit, por thelbi i saj
(Aty është vetëm jeta dhe vdekja)
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Ata që më njohin, e dinë mirë që negativizmi psikologjik nuk hyn në shqetësimin tim qytetar dhe atë të gazetarit. Edhe në prononcimet e mia televizive sidomos në emisionin Koha për tu zgjuar të gazetarit të nderuar Bashkim Hoxha, i kam mëshuar ngjarjeve që sjellin gëzim për popullin shqiptar, qofshin ato nga politika apo dhe sporti madje.
Në këtë sens e përshëndes edhe futjen e vendit tonë në NATO, po nuk e barazoj atë me konceptin e jetës apo te vdekjes. Një pjesë e medias realisht edhe në gazetën tuaj dje procedoi për këtë dalldi që ka zënë krerët e një pjese të politikës. O i dashur Doktor, o e dashura Kryetare e Kuvendit! Nuk jemi ne të parët që po hyjmë në NATO. Edhe atë shifrën 94% nuk e besoj për një arsye të vetme: Kur u bënë këto teste kaq matematikisht të sakta. Duke e përshëndetur nga zemra të bërit grup ne një sërë shtetesh që në thelb kanë orientimin civil ndaj jetës asesi nuk mund të jem dakord, me të bërit Osana, Baraba vend e pavend e ndaj kujtdo. Ka vende që kanë bërë edhe referendum mbarëpopullor se a duan të hyjnë në NATO apo jo. Ndërkohë duhet të ketë shumë pak naivë që nuk jemi vetëm ne që kemi nevojë për NATO, por edhe ajo për ne. Falë planeve afatgjata gjeostrategjike që kanë shtetet lider të kësaj organizate. Dhe në këto plane nuk ka vetëm lule, lëvizje të lirë të njerëzve, a ku di unë, por edhe raketa, torpediniere dhe aeroplanmbajtëse... Për të mos zbritur pastaj në terrenin shqiptar të politikës së ditës, ku zgjedhjet e afërme dhe ideja e përvetësimit të pushtetit, janë motorët që vënë në lëvizje këtë propagandë shëruese për futjen në NATO. Unë qytetari i thjeshtë që në 5 Prill do futem në NATO, çfarë do kem si përfitim personal, dhe a është normale? Apo thjesht do dërgojmë ushtarë dhe do heqim një pjesë të buxhetit si taksë. Nuk dua të minimizoj se futja në NATO është një fitore. Është gjithmonë më mirë kur je bashkë në të mirë dhe në të keqe. Por kjo nuk duhet të shërbejë si alibi, si bazë për dalldi psikike.
Historia e njerëzimit, madje dhe popujve dhe shteteve që kanë themeluar NATO- n, ka vetëpërmbajtjen dhe jo entuziazmin e shfrenuar, si kryefjalë. Prandaj modestisht, në misionin modest të gazetarit, kërkoj të tërheq vëmendjen se atu e padiskutueshme është vetëm jeta dhe vdekja. Bota ka parë perandori që janë shpërbërë. Kjo është thjesht faktologji për të na nxitur që të hyjmë në NATO me dinjitetin tonë njerëzor, ku ndrin dhe duhet të ndrijë më shumë e bekuara, vetëpërmbajtje.
Last Updated on Friday, 03 April 2009 10:14