E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvaret 10-vjeçari pas dhunës fizike të ushtruar nga babai

TIRANE - Var veten në kumbullën pas shtëpisë fëmija 10-vjeçar në Bathore. 

H.Hasa ka vendosur të vetësakrifikohet pasditen e djeshme në oborrin e shtëpisë së tij, në fshatin Bathore në verilindje të Tiranës, pranë Kamzës. I mituri është gjetur i vetëvarur me litar, pas grindjes me të atin për shkaqe ende të panjohura. Sipas burimeve të policisë, djali 10-vjeçar ka vendosur të vetëflijohet, pasi babai i tij e kishte qëlluar një herë me pëllëmbë në faqe. Shkak për këtë sipas burimeve të policisë mësohet se është bërë një grindje mes 10-vjeçarit Hasa me fëmijë në lagje. Pas kësaj grindjeje i ati i fëmijës ka marrë në banesë atë dhe më pas i ka folur e më pas qëlluar me pëllëmbë të birin. Sipas policisë, fëmija është vrarë shpirtërisht dhe ka dalë nga shtëpia. Fillimisht prindërit e tij nuk e kanë kuptuar dhe kanë menduar se djali ka dalë të luajë me shokët e lagjes. Por pasi ka kaluar më tepër se një orë nga koha kur 10-vjeçari kishte dalë nga shtëpia, prindërit janë bërë merak. Ata kanë nisur të kërkojnë fëmijën, por nuk po e gjenin dot. Për më shumë se 40 minuta prindërit dhe të afërmit e tij kanë kërkuar të gjejnë të miturin. Babai i tij ka mbetur i shokuar kur ka parë që pas banesës së tij, i biri i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvarur me një litar të lidhur në një degë kumbulle. Me gjithë ndihmën e dhënë prej pjesëtarëve të tjerë të familjes, gjithçka ka qenë e kotë. Ndërkaq policia ka mbërritur në banesën e familjes Hasa për të hetuar ngjarjen dhe ka konkluduar se fëmija kishte vdekur për shkak të një asfiksie mekanike. Policia pas hetimit të kryer dhe deklarimeve të marra ka konkluduar se i mituri ishte vetëvarur në kushtet e depresionit pas grindjes me të atin.            d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›