E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masaker arkeologjike

DURRES - Pirgje te medha me dhera dhe inerte, brenda se cilave kishte materiale arkeologjike, u gjeten diten e djeshme pergjate rruges qe shkon nga Porto Romano drejt fshatit "Rinia" ne Durres. Pas denoncimit te bere nga Departamenti i Arkeologjise ne Durres, ne vendin e ngjarjes mberriten arkeologe dhe studente te arkeologjise, per te pare demin e shkaktuar nga nje firme ndertimi, e cila materialet i ka hequr ne vendin ku po punon per ndertimin e nje pallati. Nje subjekt ndertues ne Durres dyshohet se ka shperfillur te gjithe detyrimet lidhur me nderprerjen e germimeve ne rastet e takimit ne objekte apo pasuri te karakterit arkeologjik. Edhe pse gjithcka eshte kapur me shume vonese nga autoritetet perkatese, firma ndertuese nuk ka nderprere punimet, nderkohe qe bashkia, por edhe drejtori i Institutit te Monumenteve te Kultures e kane akuzuar kete subjekt se ka transportuar per ne Porto Romano dhjetera kamione te ngarkuar me te tille materiale arkeologjike. Germimet per ndertimin e nje pallati ne lagjen nr. 6 te Durresit kane filluar ne daten 29 dhjetor dhe po ate dite Afrim Hoti eshte sinjalizuar se ka filluar puna dhe kane dale objekte me vlere. Per ngjarjen eshte njoftuar Instituti i Monumenteve te Kultures dhe kjo e fundit ka kerkuar qe te pezullohen punimet duke njoftuar edhe bashkine. Nga ana tjeter, bashkia ka marre shkresen zyrtare pas nje jave dhe deri ne kete kohe, firma ka shfrytezuar dobesine e institucioneve, duke e germuar te gjithe siperfaqen e ndertimit, duke shkaktuar ne kete menyre nje dem mjaft te madh. Aktualisht ne vendin ku po hidhen themelet e pallatit te larte gjithcka eshte betonuar, nderkohe qe punetoret e firmes vazhdonin te pashqetesuar punen, ndonese inspektorati i ndertimit kishte urdheruar nderprerjen e punimeve. Drejtori i IMK, Lorenc Bejko, qe ka qene dje ne Porto Romano per te vleresuar demin qe i eshte shkaktuar, si dhe per te pare nga afer materialin ne tonelate te hedhur si inerte ne kete zone periferike, ka thene se "firma ka shkelur te gjitha detyrimet dhe per kete arsye firma eshte denoncuar nga ana jone". Ne siperfaqen e germuar dukeshin qarte rrenojat antike, si mure, dysheme dhe elemente te tjere arkitektonik te periudhes antike, eshte shprehur Lorenc Bejko. Ne lidhje me kete ceshtje ka reaguar edhe Bashkia e Durresit. Nenkryetari i bashkise, Adrian Cela, ka pohuar se Policia Bashkiake dhe Inspektorati i Policise Ndertimore kane shkuar ne zone sapo jane vene ne dijeni dhe kane bere ne vend verifikimin. A.K
33 klandestinet e arrestuar
Dashnor Hoxha, 23 vjec, banues ne Durres
Hakim Krasniqi, 16 vjec, banues ne qytetin e Kavajes
Abdyl Hasa, 19 vjec, banues ne Durres.
Dali Krasniqi, 22 vjec, banues ne Vore, rrethi Tirane.
Aleksander Shpati, 31 vjec, lindur ne Fier dhe banues ne qytetin e Patosit.
Jetullah Krasnici, 18 vjec, banues ne Kavaje.
Algert Mehdihoxha, 16 vjec, banues ne qytetin e Kavajes.
Avni Caco, 16 vjec, banues ne Kavaje.
Ervis Istrefi, 18 vjec, banues ne qytetin e Duirresit.
Aurel Tafa, 17 vjec, lindur ne Durres e banues ne Kavaje.
Marius Uku, 18 vjec, banues ne qytetin e Kavajes.
Lulian Qorri, 15 vjec, banues ne fshatin Gurrez te rrethit Kurbin.
Artan Gorevelli, 17 vjec, lindur ne Lushnje dhe banues ne Karbunare.
Genx Haka, 16 vjec, banues ne qytetin e Kavajes.
Eqerem Tafa, 17 vjec, banues ne qytetin e Kavajes.
Julian Elezi, 17 vjec, banues ne qytetin e Kavajes.
Edmond Biba, 17 vjec, banues ne Rrille te Lezhes.
Sander Fufi, 29 vjec, banues ne Mamurras, rrethi Kurbin.
Afrim Hatija, 26 vjec, banues ne Synej Kavaje.
Alban Hatija, 16 vjec, banues ne Sykaj Kavaje.
Ivi Sefa, 16 vjec, banuese ne lagjen nr. 2 Kavaje.
Tajar Ipeneshi, 16 vjec, banues ne Spille Kavaje.
Besnik Tonuzi, 16 vjec, banues ne Ishem te rrethit Durres.
Nuri Kapllani, 17 vjec, banues ne Rromanat - Durres.
Esmerald Noga, 24 vjec, banues ne Baburru - Qender, Tirane.
Enkelidian Arifi, 12 vjec, banues lagjjka "S. Kodra" ne Tirane.
Arben Buci, banues ne Manati, rrethi Lezhe.
Gjelina Buci, 37 vjece, banues ne Manati rrethi Lezhe.
Arben Gjeci, 32 vjec, banues ne Kavaje.
Sezmund Xhafa, 20 vjec, banues ne Durres.
Pellumb Hidri,24 vjec, banues ne Tirane.
Clirim Agastra, 23 vjec, banues ne Durres.
Alteo Xhafa, 19 vjec, banues ne Durres.

Organizatoret
Paulin Markaj, 42 vjec, banues ne fshatin Gurez te rrethit Kurbin.
Ardian Gjeloshi, 36 vjec, banues ne fshatin Gurez te rrethit Kurbin.
Pjeter Tusha, 47 vjec, banues ne Gurez te rrethit Kurbin.
Altin Gjeloshi, 23 vjec, banues ne Gurez te rrethit Kurbin.
Ndrek Preci, 45 vjec, banues ne lagjen "Dom Bosko" te qytetit Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›