E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret emigranti i sapokthyer nga Italia

 

VLORE - Vetëvaret emigranti i sapokthyer nga Italia. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kur familjarët gjetën të vetëvarur 48-vjeçarin Sotir Mima në një pemë në afërsi të kalasë së Kaninës, zonë pranë së cilës ai kishte edhe shtëpinë. Mësohet se Mimaj prej shumë vitesh ishte emigrant në Itali. Mimaj, baba i dy fëmijëve ishte kthyer në banesën e tij për të vizituar familjarët 10 ditë më parë. Sipas të afërmeve të 48-vjeçarit, ai kishte shfaqur shenja të depresionit që ditën që ishte kthyer nga Italia. Mësohet se viktima ishte ngritur dje rreth orës 06:00. Pasi kishte qëndruar për pak momente në banesë, ai ka marrë në fshehtësi të familjarëve litarin dhe është larguar disa metra më tej ku edhe është vetëvarur. Trupi i pajetë u gjet nga të afërmit, të cilët nuk mundën të bënin asgjë për shpëtimin e tij pasi 48-vjeçari kishte ndërruar jetë. Ata sinjalizuan policinë për ngjarjen, e cila mbërriti në vend, duke kryer edhe veprimet e duhura procedurale. Pasi kreu të gjitha veprimet, grupi i hetimit mori në pyetje edhe familjarët e viktimës. Ata deklaruan se Mima kishte qëndruar i mbyllur që ditën kur kishte ardhur nga Italia. Ata kishin vënë re edhe shenja nervozizmi dhe depresioni tek ai gjatë gjithë këtyre ditëve. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›