E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvaret në Tiranë 42-vjeçari, shkak borxhi i pashlyer prej 3.5 milionë lekë

 

TIRANE - Borxhet e pashlyera janë bërë shkak për vetëvarjen e një 42-vjeçari, banues në Tiranë pranë Qytetit Studenti. Kujtim Elezi, 42 vjeç, banues në rrugën "Ali Visha", është gjetur i vetëvarur në banesën rreth orës 23:05 të ditës së djeshme. Policia është njoftuar menjëherë për ngjarjen dhe është nisur në drejtim të adresës së lartpërmendur për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Nga hetimet paraprake të kryera nga policia mësohet se viktima kishte tentuar edhe një herë më parë të vriste veten, nëpërmjet helmimit me fostoksinë, por ia kishte dalë të shpëtonte pas ndërhyrjes mjekësore në momentin e duhur. Sipas hetimeve, shkak për gjendjen e rëndë psikologjike të 42-vjeçarit, ka qenë një borxh i konsiderueshëm që viktima kishte marrë dhe nuk po mundej ta kthente. Burime të policisë pohuan dje në mbrëmje për gazetën "Panorama" se, shuma e përafërt e borxhit që mund të kishte i vetëvrari, kapte shifrën e rreth 3.5 milionë lekëve të reja. Policia ka mbërritur në adresën e familjes Elezi dhe menjëherë ka nisur veprimet në vendin e ngjarjes, për të sqaruar rrethanat e saj. Viktima është gjetur nga pjesëtarë të familjes së tij, të cilët janë munduar t'i vijnë në ndihmë, por gjithçka ka qenë e vonuar. Policia administroi në vendin e ngjarjes një litar me të cilin është kryer vetëvarja. Oficerët gjyqësorë pas veprimeve hetimore dhe marrjes së deklarimeve dëshmitarëve të ngjarjes dhe të afërmve, ka konkluduar paraprakisht se bëhej fjalë për një rast vetëvrasjeje për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike të viktimës.                            d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›