Del pa “punë” taksimetri, asnjë nuk e përdor
12/04/2010 Konkurrenca e pandershme detyron taksistët të punojnë si të tjerët
DURRES- Asnjë taksi nuk ka vënë në punë aparatin matës të kilometrave të përshkuar duke u marrë qytetarëve paratë si edhe para vendimit për vendosjen e taksimetrit. Në të vërtetë fare pak taksi kanë vendosur matësin e kilometrave që përshkojnë në një rrugë apo gjatë gjithë ditës. Fillimisht mosvendosja e taksimetrit u pengua nga specialistët që kishin marrë përsipër të bënin këtë punë, pasi aparatet nuk ishin plumbosur. Janë disa kompani që ofrojnë shërbimin taksi në 24 orë dhe mjetet qëndrojnë në disa pika të licencuara nga bashkia. Sipas të dhënave që ka Bashkia e Durrësit në rrugët e qytetit dhe ato të Plazhit, Shkozetit e Currilave janë në shërbim rreth 150-160 taksi, ndërsa vet taksistët dhe pronarët e kompanive të shërbimit flasin për më shumë se 300 taksi 4+1 dhe 8+1. Konkurrenca e madhe si dhe futja në të njëjtat linja të taksive të palicencuara nga bashkia ka bërë që edhe ato pak taksi me taksimetër të mos vënë në punë matësin. Taksistët e kanë blerë 250 euro aparatin matës të kilometrave dhe tarifës së shërbimit për qytetarë, ndërsa qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shumë se realisht duhet paguajnë. Brenda në qytet shërbimi taksi ka marrë 500 lekë, kurse për të shkuar në Plepa e Plazh apo Shkozet 700 lekë. Në orët e natës qytetari që ka një hall për të shkuar tek urgjenca apo në spital si dhe të tjerë që kërkojnë të shkojnë drejt Currilave, në Plazh apo Shkozet duhet të paguajnë tre herë më shumë për një shërbim që në orët e ditës paguajnë 500 lekë. I kushtueshëm është transporti me taksi nga Durrësi për në Tiranë, pasi kushton 5000-6000 lekë, kurse për në Kavajë që është rreth 20 km pagesa shkon në 3000 lekë. Policia Bashkiake, ajo e sektorit të trafikut rrugor dhe tatimet nuk kanë ushtruar asnjë lloj kontrolli për të vënë në vijë këtë lloj shërbimi. Një vit më parë disa postblloqe e kontrolle të shumta të ushtruara nga policia detyruar pjesën më të madhe të autoveturave taksi dhe të furgonëve të blejnë taksimetër, por në asnjë rast pajisja nuk u vendos në shërbim të qytetarëve. Furgonët 8+1 as që kanë marrë mundimin për të blerë matësin e kilometrazhit që lëshon faturë me të dhëna të sakta për kohën e përshkuar dhe për çmimin. Dega rajonale e Tatimeve në Durrës ka vendosur të ndërmarrë kontrolle për të detyruar taksitë që të përdorin matësin, por nuk është thënë saktësisht se kur do të nisë ky aksion. Edhe lokalet, restorantet, dyqanet dhe lokalet e tjera të shërbimeve nuk kanë vendosur në pjesën më të madhe pajisjen për të regjistruar xhirot ditore. Një veprim i tillë është lënë qëllimisht jashtë vëmendjes së pronarëve për të fshehur inventarin dhe çmimin në tregtimin e mallrave e të produkteve.