E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takon drejtorin e USAID: Do vijojmë ndihmat për banorët e dëmtuar në Shkodër

Tiranë, 28 janar NOA Kryetarja e Kuvendit,
Jozefina Topalli u takua sot me drejtin e ti të USAID-it, në Shqipëri, Xhozef
Uilljam i cili u shoqërua nga Ambasadori amerikan, John Uithers.

Është e jashtëzakonshme ajo çfarë Shqipëria
ka bërë në kaq pak vite demokraci. tha sot, drejtori i ri i USAID-it në
Shqipëri, Xhozef Uilljams gjatë takimit.

Kryetarja e Kuvendit  falënderoi në mënyrë
të veçantë për ndihmën, që USAID dhe Shtetet e Bashkuara dhanë për kapërcimin e
situatës së vështirë të përmbytjeve në fatkeqësinë natyrore në Shkodër.

Ulliams tha se vlerëson  gjithçka që
shteti shqiptar bëri në kapërcimin e emergjencës në Shkodër dhe siguroi se,
ndihma e USAID-it do të vijojë deri në rehabilitimin e plotë të të gjitha
komunave.

Kryetarja e Kuvendit dhe Drejtori i USAID-it
biseduan edhe mbi çështjet e edukimin dhe shëndetit të vajzave dhe nënave.

Drejtori i USAID, Ulliams vlerësoi angazhimet
e Kryetares së Kuvendit në luftën kundër dhunës në familje dhe për luftën ndaj
kancerit.

Kryetarja e Kuvendit tha se lufta kundër
dhunës në familje dhe kundër kancerit mbeten beteja prioritare të saj, ndaj tha
ajo, do të isha shumë e kënaqur për të bashkëpunuar me USAID-in për të fituar
këto beteja.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›