E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret në psikiatri pacienti

 

ELBASAN – Një i ri me probleme mendore u gjet i varur pasditen e djeshme në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Sipas burimeve të spitalit, pohohet se Altin Tartari, 22 vjeç, kishte lidhur çarçafin e tij në portollampën e katit të dytë, në pavijonin numër 7. Ai ishte nga Luzi i Vogël i Kavajës dhe prej 1 viti ishte shtruar në spitalin “Sadik Dinçi” të Elbasanit. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, e cila nuk u arrit të parandalohej në kohë. Nga të dhënat e para mësohet se i riu vuante prej kohësh nga probleme mendore, për të cilat ishte vendosur shtrimi i detyrueshëm në spitalin psikiatrik. Pritet që policia e qytetit të saktësojë rrethanat e vetëflijimit brenda institucionit të specializuar për rehabilitimin e personave me të tilla probleme.              a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›