E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata: Burg 20 ditë për pengmarrësin e shitëses

Masa

Gjykata e Tiranës dha dje masën e arrestit me burg për një afat 20-ditor ndaj 28-vjeçarit, i cili fundjavën e kaluar terrorizoi banorët te stacioni i trenit, pasi improvizoi pengmarrjen e shitëses së një dyqani. Pas 20 ditësh, trupi gjykues do të mblidhet sërish për të rivlerësuar masën e sigurisë ndaj 28-vjeçarit Elton Sutermani nga Shkodra, pasi dyshohet se ai vuan nga probleme mendore. Prokuroria formuloi dje dy akuzat ndaj 28-vjeçarit, atë të kanosjes dhe heqjes së paligjshme të lirisë. Gjithçka ndodhi rreth mesditës së të shtunës në një dyqan celularësh në kryqëzimin e bulevardit “Zogu i Parë” me Unazën, përballë Stacionit të Trenit në Tiranë. Shtetasi Elton Sutermani nga Shkodra hyri i armatosur në dyqanin e celularëve, duke mbajtur peng për disa minuta shitësen.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›