Vetëvaret nga depresioni 51-vjeçari
KORÇE - Vetëvrasja e radhës shënohet në qytetin e Korçës. Një 51-vjeçar i dha fund jetës në tentativën e dytë, pasi e para i kishte dështuar 3 muaj më parë. Albert Xhankolli, banor i lagjes 8 të Korçës u gjet i pajetë, i varur në një prej dhomave të shtëpisë së tij. Sipas burimeve të policisë prej vitesh ai jetonte i vetëm dhe ishte i papunë. Duke mos përballuar nevojat e jetesës ai kishte kaluar në depresion. Tre muaj më parë kishte bërë tentativën e parë për t'u vetvarur, prej së cilës shpëtoi mrekullisht. Ndërsa dje, askush nuk i ka ardhur dot në ndihmë. Në momentin kur të afërmit e tij kanë shkuar në shtëpinë e Xhankollit, ai nuk jepte asnjë shenjë jete. Që nga fillimi i vitit janë mbi 10 persona të vetëflijuar në të gjithë vendin. j.gj