Mundimi i fundit i Ramës
Edmond Arizaj
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i dha një goditje të fortë gjithë përpjekjes së tij shumëvjeçare për ta paraqitur veten si politika e re, si politikani i ri, si njeriu mbi re, si ndryshimi i madh me të vjetrën, si qytetari që sheh përpara dhe jo anash apo pas. Në mes një morie spotesh televizivë të porositur dhe ngjyrosur nga Rama, ishte dhe një i tillë: një person të cilin nuk po e paragjykojmë hiç, megjithëse kishte goxha për t’u paragjykuar, dilte dhe thoshte se në 2005 votoi për LSI dhe duke parë se atëherë erdhi Berisha në pushtet, të dielën do të votojë për Edi Ramën (për kryeministër direkt, pa kaluar nga karrigia e deputetit). Pikërisht ky spot na jep të gjithë të drejtën të analizojmë makthin dhe ankthin e fundfushatës së ndërtuar, skenuar, regjuar dhe aktruar nga i vetmi Edi Rama. Nëse LSI nuk do të ishte aspak problem për Ramën, atëherë është shumë e sigurt se nuk do të harxhohej kohë dhe ngjyra me këtë spot. Nëse LSI do të ishte në rangun e partizave pas bishtit të Ramës, kryetari i PS-së nuk do të ndërmerrte tur anti-ish kryeministrit gjatë gjithë muajit elektoral. Nëse LSI do të reflektonte vërtetë një minorancë qesharake votash, Rama asesi nuk do të përdorte dhjetëra mënyra mbi dhe e nën dhe për të intimiduar përkrahësit e kësaj force dhe më gjerë. E gjithë kjo përpjekje që nis prej një viti dhe e menduar prej shumë vjetësh për të shkatërruar LSI dhe Metën sot i është kthyer në ankthin dhe makthin e vetëm, sepse Rama prej katër vitesh ishte mësuar të mos i trokiste kërkujt në derën partiake, por vetëm t’i trokisnin dhe të vepronte me ta si të donte. Për herë të parë që atij iu desh të parashikonte, të vepronte si politikan i mirëfilltë, doli huq, pikërisht me Metën dhe LSI-në. Paramendoi dhe punoi për ta shkatërruar, ndërsa e forcoi. Parashikoi dhe u përpoq për ta zvogëluar, LSI u zmadhua. Paramendoi dhe mbarsi idenë e prishjes së elektoratit të LSI me Metën dhe dështoi. Përkundrazi, vetë Rama nuk ngjiti në elektoratin e majtë. Nëse Rama pretendon të marrë vota në 28 qershor, ai do të jetë shumë poshtë Berishës dhe Metës, sepse shumica e atyre votave në fakt do të shkojnë për PS-në dhe jo Ramën. Ai nuk i solli PS-së atë frymën entuziaste dhe të papërballueshme që kanë zakonisht të majtët, sepse përndryshe asnjë rezultat i “Gani Bobit” apo kujtdo tjetër nuk do të mund ta nxirrte të majtën si humbëse. Ai nuk përçoi asnjë ide obamiste, madje edhe vetë vazhdon ende të qëndrojë si transplant në trupin e PS-së, madje ka transplantuar edhe qeliza të tjera shumica të dëmshme. Ai nuk është aq i ri në politikë sa kërkon ta shesë veten me arsenalin “bërthamor” mediatik. Edhe Rama i takon periudhës së 1991, me përpjekjet për të hyrë në politikë nga çdo brimë që hapej dhe me rekordin e qëndrimit në pushtet më shumë nga gjithë politikanët e tjerë. Sot e gjithë ditën (shprehje e pëlqyer nga Rama) askush nuk mund të na rendisë ndonjë arsye pse duhet votuar Rama dhe pse nuk duhet votuar Meta, kujdes pse duhet votuar Rama (jo PS) dhe pse nuk duhet votuar Meta (jo LSI). Kur në një rast të vetëm Rama e ka treguar veten se di të udhëheqë një vend, ta udhëheqë jo t’i rregullojë lulishtet (sipas fushatës dhe premtimeve të bëra nga Rama, ai do të ishte ministri më i suksesshëm i Punëve Publike). Kur Rama ka bërë një deklaratë për çështjet e jashtme të Shqipërisë. Kur Rama ka folur mbi marrëdhëniet me fqinjët, mbi strategjinë për Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, dhe Greqinë. Kur ka qenë ajo ditë që Rama ka parashtruar para nesh planin se si do ta bëjë Shqipërinë vendin lider të Ballkanit. Kur e deklaroi Rama strategjinë reale për shpëtimin e Shqipërisë nga kriza, normalizimin e saj dhe hedhjen e hapave afatshkurtër e afatgjatë, apo të tjera të këtij lloji. Kur e dëgjuam Ramën të flasë për reformën në drejtësi? Kur ishte dita që Rama foli për tregtinë e jashtme? Kur ishte dita që Rama na sqaroi strategjinë e turizmit multiplanësh të Shqipërisë? Çfarë kemi dëgjuar; një pretendent për kryeministër që nuk është askund në listë dhe sipas kësaj “melodie” edhe anëtarët e tjerë të kabinetit mund të jenë të gjithë teknicienë (a nuk ishte kështu një premtim I Ramës, ata që s’do të bëhen deputetë do të bëhen ministra). Dhe pas kësaj do të mund të kemi qeverinë më absurde, kur ministrat dhe kryeministri i ardhshëm do të sjellin projekte dhe kryetari i Kuvendit mund t’u thotë dilni jashtë se e kemi votimin me dyer të mbyllura. Kemi dëgjuar çuditshëm “mos harro Gërdecin”, kur ishte vetë Rama që e harroi për një vit rresht, madje e harroi edhe ato ditë kur Gërdeci pikonte gjak dhe Berisha nuk qeshte. Kemi dëgjuar ankesat për kartat, kur ishte vetë Edi Rama që pranoi një kod elektoral sipas të cilit do të votohej me letërnjoftime, por puna për të cilat nuk kishte nisur ende!!! Pastaj kemi dëgjuar edhe shumë premtime boshe se sa mirë do të jetë pas 28 qershorit, por se si do të vijë kjo e mira këtë e di vetëm programi 1 mijë faqesh. E pasi socialistët shtrëngojnë dhëmbët deri në zgjedhje duke duruar kapriçot dhe fantazmagoritë shumëngjyrëshe të Ramës, ky i fundit bën edhe përpjekjen e fundit anti-Metë, një spot televiziv ku i fton votuesit e LSI të votojnë për PS-në. Dhe me këtë eliminon edhe grimcat e fundit të perceptimit se mund të bëhej një lider real i së majtës duke u kthyer në një boksier në limit të fuqive, i cili shpëtimin e vetëm e sheh duke qëlluar nga poshtë dhe duke uruar të bjerë gongu sa më parë. Ky është mundimi i fundit i Ramës.