Barcelona kërkon tituj të tjerë

Sulmuesi i Barcelonës Alexis Sanchez ka insistuar se skuadra është e uritur për suksese të mëtutjeshme dhe dëshiron të fiton tituj të tjerë me gjigantin katalan.
Reprezentuesi kilian iu bashkua Barcelonës nga Udinese gjatë afatit kalimtar të verës dhe prej atëherë fitoi Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Kampionatin botëror të klubeve. Por, kërkon edhe më tepër.
“Sigurisht se jam i kënaqur me titujt që kam fituar deri më tani por i gjithë ekipi dëshiron të ngadhënjejë edhe më tepër” deklaroi ai për Marca.