E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje në Tibet

Së paku një person ka humbur jetën gjatë protestave të mijëra tibetianëve në jugperëndim të Kinës, në të cilat u bë thirrje për liri më të mëdha fetare dhe fund të korrupsionit.

Dhuna mes protestuesve dhe policisë ndodhi në qytetin Luhuo të Tibetit.

Protesta janë raportuar edhe në qytetin Aba, por nuk janë dhënë detaje në lidhje me rrjedhën e tyre.

Sipas Radios Azia e Lirë, numri i të vrarëve mund të jetë më i madh se gjashtë.

Tibeti ka qenë burim i kundërthënieve për dekada, që kur Pekini ka nisur trupat për ta okupuar, pas revolucionit komunist të vitit 1949.

Pekini insiston se rajoni ka qenë pjesë e territorit të Kinës me shekuj, një pretendim që kontestohet nga shumë tibetianë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›