Vetëvrasja e studentes, pyeten shoqet dhe pronari i lokalit ku punonte
VLORË - Policia Kriminale si dhe grupi hetimor në Prokurorinë e Vlorës vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë detyruar studenten 20-vjeçare, Klejda Hasanaga, e cila u vetëmbyt në det dy net më parë. Policia ka shoqëruar disa persona, me të cilët njihej studentja e vitit të parë të Anglishtes. Gjithashtu është marrë në pyetje pronari i lokalit ku ajo punonte, për ta pyetur se me kë shoqërohej kohët e fundit studentja. Sipas grupit hetimor, janë marrë analiza si dhe gjak në trupin e vajzës, për të përcaktuar nëse ka substanca të dyshimta, sidomos ato stimuluese.
29 Shkurt 2008