E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim për projektin e ndërtimit të hidrocentralit të Ashtës

SHKODËR - Faza përgatitore për projektin e Hidrocentralit të Ashtës ka iniciuar organizimin e një takimi me përfaqësues të ndryshëm të interesuar për projektin e kësaj vepre hidroenergjetike. Në takimin e organizuar dje në Bashkinë e Vaut të Dejës ishin të pranishëm zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Neritan Alibali, prefekti i Qarkut të Shkodrës, Maxhid Cungu, përfaqësues të pushtetit vendor në qarkun e Shkodrës, si dhe përfaqësues të shoqatave dhe grupeve ambientaliste vendase dhe të huaja, ekspertë, përfaqësues të grupeve të interesit etj. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si organizatore kryesore e këtij aktiviteti në bashkëpunim me Bashkinë e Vaut të Dejës, kishte për qëllim marrjen e mendimit të përfaqësuesve të ndryshëm, konsultimin publik të të gjithë personave të interesuar për këtë vepër shumë të rëndësishme që do t’i shtohet vendit tonë. Sipas drejtuesve të kësaj ministrie, aktualisht, procesi është në një fazë në të cilën një rëndësi të veçantë fiton marrja e opinionit të publikut dhe personave drejtpërdrejt të interesuar për këtë projekt.

29 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›