Vetëvrasjet, një fenomen i rëndomtë në ushtrinë ruse
Pothuajse një batalion i tërë ushtarësh rusë ka kryer vetëvrasje vitin e shkuar, ka deklaruar Kryeprokurori Ushtarak i vendit. Një total prej 341 ushtarësh ka vrarë veten në 2007-n dhe kjo përbën një reduktim në masën 15 për qind në krahasim me një vit më parë. Por, Sergei Fridinski, tha se shifrat ishin shqetësuese dhe apeloi për një strategji kombëtare për përgatitjen e të rinjve për shërbimin ushtarak. Keqtrajtimet, shpesh ekstremisht të dhunshme, janë të zakonshme në ushtri dhe është kjo në pjesën dërrmuese të rasteve, shkaku i vetëvrasjeve. "Pothuajse një batalion ushtarësh, 341 njerëz, janë humbur gjatë vitit të shkuar si rezultat i vetëvrasjeve", tha Fridinski. Zakonisht, janë ushtarët më të vjetër ata që sundojnë dhe kjo përbën një specifikë kulturore. Kushtet e shërbimit ushtarak, të detyrueshëm për një vit për çdo të ri rus, janë kaq të vështira sa që shumë prindër ofrojnë ryshfete për të shmangur rekrutimin.