Vetëvrasjet trondisin Korçën, tri çdo javë
Autori i Lajmit: red.
Juglindja e vendit është kthyer në zonën e tmerrit për nga numri i lartë i vetëvrasjeve. Sipas të dhënave të policisë së këtij qyteti, muaji maj i këtij viti ka qenë i zi në këtë drejtim. Të paktën 12 persona kanë gjetur vdekjen brenda një muaji për shkak të vetëvrasjeve. Motivi që grupet hetimore nxjerrin në konkluzionet e tyre të hetimit për këto raste pas verifikimeve dhe ekspertizave në vendin e ngjarjes dhe deklarimeve të marra nga të afërmit e viktimave, lidhet gjithnjë me depresionet e hershme, kronike dhe ato të momentit. Sipas të njëjtave burime, mësohet se vetëm gjatë majit janë regjistruar të pakten tri vetëvrasje në javë, pa llogaritur tentativat për t i dhënë fund jetës.
Depresioni, vetëvritet me çiften e babait 27-vjeçarja
Një vajzë nga rrethi i Devollit i ka dhënë fund jetës duke përdorur një armë gjahu të familjes. N. M, nga fshati Bracanj, është vetëvrarë brenda në banesën e saj. Burime të policisë lokale thanë se 27-vjeçarja është ngjitur në katin e dytë të banesës dhe atje ka qëlluar veten për vdekje. Motivi i vetëflijimit të vajzës 27-vjeçare ka qenë depresioni mendor.
Vetëvritet me eksploziv 46-vjeçari
Një 46-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me lëndë plasëse. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrethin e Bulqizës, ku 46-vjeçari Xh. D, baba i dy fëmijëve, i ka dhënë fund jetës në rrethana ende të paqarta. Grupi hetimor, i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, dyshoi se vetëvrasja ka qenë aksidentale, e ardhur nga konsumimi me tepricë i alkoolit.
I jep fund jetës 13-vjeçari
Një trembëdhjetëvjeçar nga fshati Belishovë i rrethit Mallakastër është gjendur i varur në një banesë të papërfunduar. Nga hetimet e para në vendngjarje policia nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera në trupin e viktimës. Të pyetur rreth ngjarjes, familjarët nuk ngrenë ndonjë pretendim dhe nuk japin ndonjë version për shkaqet e vetëflijimit të 13-vjeçarit. Gjithsesi policia ia ka kaluar materialet prokurorisë, e cila do të vazhdojë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të humbjes së jetës të 13-vjeçarit. Për të përcaktuar shkaqet e vërteta të vdekjes pritet të merret përgjigja e aktekspertimit mjekoligjor të kufomës.
Varfëria, vetëvritet nëna e dy fëmijëve
Një 32-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, i ka dhënë fund jetës duke përdorur një kimikat bujqësor. M. C, banore e qytezës së Roskovecit në rrethin e Fierit ndërroi jetë në repartin e toksikologjisë në spitalin rajonal të Fierit. Pasi kanë marrë në pyetje fqinjë dhe familjarë të viktimës, policia ka konstatuar se gruaja ka kryer gjestin vetëflijues, ndërsa ishte e vetme në banesë. Nga të dhënat e grumbulluara nga policia, ka rezultuar se gruaja dhe dy fëmijët e saj jetonin në varfëri ekstreme, çka mendohet se ka qenë shkaku që e ka çuar në gjestin e dëshpëruar 32-vjeçaren.
Vuante nga sëmundje mendore, vetëflijohet 76-vjeçari
Një 76-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në qytetin e Klosit. Për një kohë të gjatë u është lutur të afërmve që të kishte në dispozicion një "Kallashnikov", por në pamundësi të realizimit të dëshirës, i ka dhënë fund jetës. H. K, 76 vjeç, ka realizuar vetëvarjen, në shenjë hakmarrjeje ndaj të afërmve, të cilët, duke e ditur që ai prej kohësh vuante nga një sëmundje nervore, nuk i kishin lejuar që të mbante një armë.
Ura Vajgurore, vetëvritet 23-vjeçarja
Një 23-vjeçare nga Ura Vajgurore i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në ambientet e banesës së saj. Ajo është banore e lagjes “Guri i Bardhë” në Urën Vajgurore dhe nënë e një fëmije. Mendohet se ajo ka shfrytëzuar çastin që në banesë nuk ndodheshin familjarët e ka vendosur t i japë fund jetës. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur.
Konflikti, vetëvritet ish-polici
Ish-polici i portit të Durrësit vetëvritet me çifte në kushte depresioni, pas sherrit me familjarët. G. Gj, ish-efektiv policie, banues në fshatin Kullë të Sukthit, u gjet i mbytur në gjak në ambientet e brendshme të banesës, i vetëqëlluar me një armë gjahu që e mbante me leje. 48-vjeçari është vetëvrarë pas një debati që ka zhvilluar një ditë më parë me familjën e tij. Ish-efektivi i policisë së Durrësit ka qenë në punë deri në vitin 2003.
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008