E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vetëvritem, më përjashtuan nga shkolla”

• Vetëvaret pas përjashtimit nga shkolla gjimnazisti. Mikel Ajçe, 17 vjeç, nxënës i vitit të tretë në shkollënDEVOLL / JORGJETA GJANÇI"Fuat Babani" të Bilishtit, ka shpjeguar arsyet që e shtynë drejt aktit ekstrem në një letër të lënë pranë pemës ku i dha fund jetës."Më hoqën nga shkolla pa të drejtë. Asnjë mësues e as drejtori të mos marrin pjesë në varrimin tim", kanë qenë fjalët në amanetin e fundit të adoleshentit, i cili u gjet i vetëvarur pasditen e së enjtes. Për këtë ngjarje kanë reaguar familjarët dhe shokët e Mikelit, të cilët dje kanë protestuar për disa orë, duke mos pranuar të futen në mësim nëse drejtori Alfred Mulla nuk ikën nga detyra. Ky i fundit është cilësuar si personi që mori vendimin e përjashtimit nga shkolla për 17-vjeçarin, pas ofendimit që i kishte bërë një vajze. Në të njëjtën ditë, për arsye të ndryshme janë larguar dhe 3 nxënës të tjerë, por Mikeli nuk e ka pranuar në asnjë mënyrë vendimin.PërjashtimiShokët e klasës së Mikelit thanë se shkak i përjashtimit të tij nga shkolla ishte bërë ofendimi ndaj një vajze tjetër në gjimnazin ku mësonte. "Një ditë para përjashtimit, Mikeli bëri fjalë me një vajzë për një arsye banale. Mikeli e ofendoi. Atë ditë ajo shkoi te drejtori duke qarë dhe iu ankua. Të nesërmen erdhi drejtori në klasë dhe tha se vetëm Mikel Ajçe përjashtohej një vit nga shkolla", tregojnë shokët e tij. Së bashku me Mikelin mësohet se janë ndëshkuar edhe tre nxënës të tjerë, por ai, si person me sedër që njihej, ka arritur deri në vetëflijim. Siç tregojnë bashkëmoshatarët, ai kishte dëshirë të vazhdonte studimet e larta në Akademinë e Rendit, një dëshirë që ashtu si edhe jeta e tij u pre në mes. Djemtë dhe vajzat e klasës së tretë të shkollës së mesme të përgjithshme "Fuat Babani" në Bilisht, në rrëfimet e tyre nënvizojnë se Mikeli ishte i rregullt në shkollë dhe pas mësimit punonte në një servis për të siguruar të ardhura për të ndjekur shkollën e lartë. Edhe pse e kishte marrë vendimin e përjashtimit nga shkolla, ai nuk u kishte treguar prindërve, sepse nuk donte t'i shqetësonte. Kjo për babanë e tij, Halimin, përbën një peng për gjithë jetën. "Nëse do të më kishte treguar do ta kisha ndihmuar që të mos vetëvarej, por nuk më tha gjë", u ka thënë ai miqve të shumtë që i kanë mbushur shtëpinë pas lajmit të hidhur. Halimi ka hapur dyert e shtëpisë dhe ka pritur gjimnazistët, që dhimbjen e tyre për humbjen e shokut e shprehën edhe me protestë.Protesta kundër drejtoritErgysi, shoku i klasës së Mikelit, që ishte edhe një nga miqtë e tij më të mirë, gjatë protestës u shpreh: "Ne duam që Drejtoria Arsimore ta largojë drejtorin e shkollës sonë nga kjo detyrë. Vdekja e Mikelit ka atë fajtor kryesor dhe në letrën që ka lënë Mikeli ka shkruar se shkak i vetëvarjes ka qenë përjashtimi padrejtësisht nga shkolla. Mikeli aty ka shkruar edhe një amanet: asnjë mësues të mos marrë pjesë në varrimin e tij. Ne nuk do të bëjmë mësim derisa të largojnë drejtorin e shkollës. Nuk përjashtohet nxënësi nga shkolla, sepse ofendoi një vajzë". Një grup jo i vogël i nxënësve të kësaj shkolle kanë bojkotuar dje mësimin në shenjë proteste. Të gjithë ata fajësojnë drejtorin e shkollës, Alfred Mulla. Sipas tyre, prej 3 vitesh që ai drejton shkollën ka kryer veprime arbitrare të përsëritura ndaj nxënësve. Edhe motivi për përjashtimin e tij pse ofendoi një vajzë është quajtur banal prej nxënësve, të cilët njëherësh kanë kërkuar që të shihet me përparësi nga organet kompetente. Në momentin që kortezhi për varrimin e gjimnazistit u nis për në varreza, edhe nxënësit e mësuesit e tjerë të shkollës ndërprenë mësimin. Dy orë pas protestës dyert e shkollës u mbyllën me kyç. Në këtë moment gati gjithë nxënësit ishin në ceremoninë mortore. Përmbajtja e letrës, që për organet e hetimit përbënte sekret, nga nxënësit e shkollës njihej hollësisht, mbasi ishte përcjellë gojë më gojë. Sipas tyre, Mikeli duke qenë njeri me sedër, i vinte turp nga prindërit, nxënësit e shkollës, por edhe nga banorë të Bilishtit, duke vendosur për t'u vetëflijuar.“Mikeli, nxënës mbetës në 6 lëndë”Pas ceremonisë mortore është parë një furgon policie, që ka shkuar në shkollë dhe ka shoqëruar në polici drejtorin e shkollës, Alfred Mulla. Burime policore pranë komisariatit të Devollit thanë se ka bërë deklarimet e tij në lidhje me akuzat që familja dhe nxënësit e vitit të tretë të gjimnazit të Bilishtit kanë bërë në adresë të tij. Ai ka pohuar se Mikeli dhe një nxënës tjetër që u përjashtuan nga shkolla për një vit me vendim të komisionit disiplinor të shkollës, ishin nxënës problematikë për shkollën. Sipas tij, 17-vjeçari kishte kryer vazhdimisht shkelje të shumta disiplinore në shkollë, fyente, kërcënonte dhe dhunonte shokët e tij veçanërisht vajzat, prishte orën e mësimit, duke dëmtuar kështu gjithë procesin mësimor. "Ishte ngelës në 6 lëndë dhe kishte plotësuar limitin prej 32 mungesash. Në mënyrë të përsëritur mësuesit dhe ne drejtuesit e shkollës i kishim tërhequr vëmendjen, e kishim këshilluar, i kishin dhënë vërejtje dhe masa të ndryshme disiplinore. Unë, por edhe stafi i mësuesve arritëm në mendimin se e meritonte të përjashtohej nga shkolla dhe e përjashtuam sipas gjithë procedurave që parashikon ligji dhe rregullorja e shkollës". Edhe drejtori i Drejtorisë Arsimore në Bilisht, Nazar Metolli, është shprehur se masa disiplinore ndaj nxënësit është vendosur nga komisioni disiplinor i kësaj shkolle, sipas procedurave ligjore.2 ditepas përjashtimit nga shkolla, 17-vjeçari Mikel Ajçe është gjetur i vetëvarur në një pemë në periferi të qytetit të Bilishtit2 rastevetëvarjesh të adoleshentëve janë shënuar brenda javës së fundit. Ngjarja e parë ndodhi në Malësi të Madhe, ku gjeti vdekjen një 15-vjeçareBabai: Policia të hetojë shkaqetLetra e shkruar nga Mikeli përbën një provë materiale për organet kompetente, që janë duke hetuar për zbardhjen e motiveve që e çuan 17-vjeçarin në vetëflijim. Babai i Mikelit, Halim Ajçe, ka kërkuar që drejtësia të zbardhë të vërtetën. Pas ceremonisë mortore ai pohoi: "Nuk dua të shprehem para kohe. Ia kam lënë prokurorisë të konkludojë për vdekjen e djalit tim. Letrën e mori prokuroria dhe më thanë se ishte varur me litar. Ai e ka sqaruar vetë pse u vetëvar", thotë ai mes dhimbjes.I jepet lamtumira pedagogutKORÇE - Mesditën e djeshme është kryer ceremonia mortore e pedagogut të universitetit "Fan S. Noli" në Korçë, Artur Konopulli. Ajo u parapri nga një miting mortor, i organizuar në një nga auditorët më të mëdhenj të këtij universiteti, në të cilën morën pjesë dhe bënë homazhe qindra pedagogë dhe studentë. Rektori i universitetit, Gjergji Mero, ka përcjellë mesazhin se njerëzit e punës së ndershme dhe të përkushtuar do të vlerësohen, nderohen dhe mbeten në kujtesën e pedagogëve dhe të studentëve. Ndërkohë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vetëvarjes së Arturit vazhdojnë. Tiranë, var veten 50-vjeçariTIRANE- Vetëvaret në magazinën e shtëpisë së tij 50-vjeçari i sëmurë. Ramë Mata, banues në afërsi të fushës së aviacionit, është gjetur i vetëvarur mëngjesin e djeshëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 dhe vëllai i viktimës ka gjetur Matën të pajetë në magazinë të varur me litar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur verifikimet për motivin. Pas verifikimeve të kryera policia ka mësuar se i vetëvrari, kishte më tepër se 8 vite që vuante nga depresioni. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe hetimit të kryer policia ka konkluduar se kishte të bënte me një vetëvrasje për shkak të vuajtjes nga sëmundja e gjatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›