Vetëvritet dëshmitari X i rastit Kleçka

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 13:38
Burime të “Kohës Ditore” në EULEX bëjnë me dije se dëshmitari X në rastin Fatmir Limaj i dyshuar për krim lufte në Kleçkë, mbrëmë ka bërë vetëvrasje.
Gjykimi kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve të rasti Kleçka është paralajmëruar të fillojë nga fund i muajit tetor.
Ata, pos Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala, Behlul Limaj, Besim Shurdha e Refki Mazreku akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës në fillim të vitit 1999 e deri në fund të luftës së Kosovës.