Pollo: Prioritet i qeverisë, biznesi
Zëvendës kryeministri Genc Pollo ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit fason në qytetin e Beratit. Në fjalën e tij, Pollo përmendi hapat që ka ndërmarrë qeveria në krijimin e një klime sa më të favorshme për biznesin.
Pollo tha se me politikat e qeverisë, ato fiskale dhe uljes së taksave, një sistemi bankar të konsoliduar Shqipëria është një nga vendet që i ka shpëtuar krizës botërore ekonomike, që ka përfshirë pjesën më të madhe të vendeve. Gjithashtu, ai theksoi se ulja e taksave në ekonominë shqiptare është kthyer në një ombrellë mbrojtëse për biznesin shqiptar.