E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet me armën e policit të burgjeve

TIRANË- Vetëvritet me armën e gardianit të burgut një 35 vjeçar në apartamentin e tij në Kombinat.
35 vjeçari Anton Lleshi nga një fshat i Pukës i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë zjarri, me një pistoletë tip "TT" në banesë, në afërsi të fushës "Misto Mame" në kryeqytet.


Anton Lleshi, lindur në fshatin Kryezi në Pukë dhe banues në Tiranë, është gjendur i vetëvrarë në banesën që jetonte me qira në bllokun e pallateve "Çabej", në Kombinat nga të afërmit e tij.


Arma me të cilën i dha fund jetës 35- vjeçari nga Puka nuk ishte në pronësi të tij, por ai kishte arritur që t'ia merrte shokut të tij që punonte gardian në një nga burgjet e vendit me qëllimin e vetëm, për të kryer aktin e vetëvrasjes.


Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 të ditës së diel, ku 35- vjeçari pasi ka përgatitur një shënim për të afërmit e tij ka qëlluar veten. Dyshimet e policisë kanë qenë se vetëvrasja mund të ketë pasur si shkak gjendjen jo të mirë ekonomike, ose një vetëflijim që ka ardhur për motive të dobëta.


Kjo pasi Lleshi është gjetur nga policia me foton e bashkëshortes së tij në dorë. Viktima jetonte në katin e shtatë në bllokun e pallateve të njohur me emrin "Çabej" në ish- fushën "Misto Mame".


Të parët që kanë gjetur Lleshin të vdekur kanë qenë të afërmit e tij, të cilët menjëherë kanë lajmëruar forcat e Policisë për të kryer të gjitha veprimet hetimore në lidhje me ngjarjen.


Grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Shëndetit në Policinë e Tiranës, ka kryer të gjitha veprimet hetimore në banesën e viktimës, për të zbardhur shkaqet që e kanë detyruar Lleshin të vetëvritet me armë zjarri.


Sipas të dhënave nga Policia e Tiranës, veprimi i 35- vjeçarit nga Puka është kryer për motive të dobëta, pas konfliktit që ka patur me gruan e tij.


Pas aktit që ka kryer Leshi, të afërmit e tij kanë vendosur që ky i fundit të prehet në vendin e tij të lindjes në Fshatin Kryezi në rrethin e Pukës.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›