E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari kërkohej për drogë, arrestohet

08/06/2009  Operacioni dje në Sicili

SIÇILI- Në orët e para të mëngjesit të djeshëm karabinierët e Alkamos, arrestuan një shqiptar që kërkohej për shpërndarje droge. Nga mediat italiane mësohet se në rajonin e Sicilisë u arrestua Ruzhdi Hoxha, 40 vjeç, pasi për të ishte lëshuar një urdhër arresti nga Prokuroria e Republikës si dhe nga gjykata, pak muaj më parë. Gjithashtu bëhet e ditur se shkaku i këtij vendimi ishte bërë një sasi prej 15 gramësh kokainë, e cila ishte gjetur në xhepat e Hoxhës, i cili nëse do ta shiste atë, do të përftonte 2000 euro. Karabinierët mbërritën në vendin ku ndodhej i kërkuari për të identifikuar vendndodhjen dhe identitetin e tij, por Hoxha sapo i ka parë u përpoq të largohej nga lokali ku ndodhej në çastin e arrestimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›