Shkon për t’u freskuar, vdes në ujërat e Velipojës
08/06/2009 Mbytet një 60-vjeçar
SHKODËR- Një shtetas 60-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë teksa po lahej në ujërat e plazhit të Velipojës. Burimet policore shprehen se viktima Rrok Gocaj, banues në qytetin e Shkodrës kishte shkuar me të afërmit e tij për të kaluar fundjavën në plazhin e Velipojës. Shtetasi Gocaj ishte futur në ujë për t’u larë, por vetëm disa metra nga bregu i detit është parë nga të afërmit tek rrëzohej në ujë dhe më pas të fundosej. Menjëherë ata kanë nxituar dhe e kanë nxjerrë nga uji, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë kanë qenë të kota. Uji i ftohtë dhe mosha duket se kanë qenë shkaku kryesor që kanë sjellë pushimin e të rrahurave të zemrës së të moshuarit. Vitin e kaluar në plazhin e Velipojës humbën jetën 8 persona shumica e të cilëve ishin të moshuar. Pikërisht këto mosha nuk kanë përballuar ujin e ftohtë, apo futjen e menjëhershme në ujë pas një qëndrimi për kohë të gjatë në rërën e nxehtë dhe temperaturat e larta.