KUAJT, PJESE E FAMILJES
Çdo ditë, pas mbarimit të orarit zyrtar, në ditë pushimi apo festash, mjafton që të këtë disa orë të lira dhe Stefano Marguçio, konsulli i Italisë në Shkodër, do të braktisë qytetin drejt periferisë ku jetojnë Alcar dhe Morgana, kuajt që janë bërë pjesë e pandashme e jetës së tij. Bisedon me ta, i përkëdhel me dashuri, i ushqen, i pastron, i stërvit dhe bën ndonjë shëtitje në peizazhin e mrekullueshëm, duke shijuar bukuritë e natyrës dhe kënaqësinë që të jep sporti i hipizmit. Marguçio është nga Milano, kuajt nga Roma dhe vendbanimi i ri për ta është metropoli i veriut, Shkodra. Ndoshta një ndër arsyet që mes mundësive të tjera për fillimin e karrierës diplomatike ka përzgjedhur këtë qytet është pasioni i hershëm dhe i pazëvendësueshëm për kuajt. Fillimisht i sistemoi në Velipojë, siç tregon ai. Nuk u mungonin kushtet, por i mungonin njëri-tjetrit. Ishin mësuar e dashuruar bashkë, por ishte e pamundur t‘i vizitonte çdo ditë. Ndaj edhe i sistemoi më pranë, në zonën e quajtur Livadhet pranë familjes Camaj. Në një ditë të bukur të kësaj fundvjeshte shkuam së bashku te kuajt e tij. Morgana pati privilegjin të lirohej e para nga bokset. Ajo u nis menjëherë drejt livadhit ku harlisej plot lezet. Marrëdhëniet e saj me të zotin krijonin një spektakël të vërtetë. Kuptoheshin aq mirë saqë komunikonin dhe merreshin vesh edhe me gjeste. Pas disa çaste përhedhjesh, nëpërmjet një shikimi, dukej sikur kali i thoshte të zotit: çfarë pret, eja të luajmë si gjithnjë, apo mos vallë ti do më shumë Alcarin?! Jo vetëm minutat, por edhe orët kaluan pa u ndier. Hipur mbi shalë, herë në një kalërim të lehtë e herë me vrap më të shpejtë, Marguçio harron gjithçka. Është magjia për të braktisur stresin, për t‘u ndier mirë e për të marrë energji për të nesërmen, thotë ai. Pasioni dhe dashuria për kuajt, sado që janë të pakufishme, asnjëherë nuk zbehin pasionin, përkushtimin dhe seriozitetin për punë të konsullit italian në Shkodër. Këshilli bashkiak i ka dhënë atij titullin "Qytetar Nderi". "Kjo më jep kënaqësi, por njëkohësisht ma shton më shumë përgjegjësinë", shprehet ai.
Nëse për arsye impenjimesh Marguçio ndonjë ditë nuk gjen mundësi për t‘i takuar, Morgana dhe Alcar mërziten, e ndiejnë dhe e shprehin mungesën e tij. Por sa më shpesh, sa më shumë që janë bashkë, aq më të kënaqur janë. Marrëdhënia me kuajt është njëlloj si marrëdhënia me një mik, me një shok apo një pjesëtar të familjes. Kjo është aq e vërtetë sa kur e pyesim për familjen konsullin Marguçio, ai thotë se jemi gjashtë: - macja, dy kuajt, gruaja dha vajza e vogël. - Ky është momenti im natyral përtej të gjitha detyrimeve të përditshme dhe raporteve komplekse institucionale, tregon plot pasion. Vij këtu dhe ribashkohem me natyrën që është mjaft e rëndësishme. Me të vërtetë është shumë bukur. Bashkohen të gjitha bashkë: pak lodhja fizike, pak peizazhi i mrekullueshëm i natyrës dhe ekosistemi i larmishëm, pak raporti me kuajt, që është si raporti me njeriun për sa i përket mënyrës së të sjellit. Sepse edhe kuajt kanë karakterin dhe gjendjen e tyre shpirtërore, ka ditë që janë të kënaqur, ka ditë që s‘kanë dëshirë të punojnë. Raporti me ta është një mënyrë për t‘u çlodhur e për t‘u shkëputur nga punët e përditshme, pra është një mënyrë për të marrë energji të reja, njëlloj si të karikosh bateritë. Kur e pyesin si e ka zhvilluar pasionin e tij në Shkodër, përgjigjet: - "Këtu ka një traditë të hershme. Ambasadori Vili Kamsi, intelektuali shkodran, më ka treguar se në bibliotekën e Universitetit të Shkodrës ka një tekst që flet për kalorësinë e viteve 600, kur shqiptarët ishin mjeshtër të kalorësisë së lehtë. Tashmë në këto vite kjo traditë ka humbur, por do të thosha se është e rëndësishme për ta mbajtur gjallë, sepse Shkodra i ka të gjitha elementet për këtë sport si hapësirat e nevojshme të lira ashtu edhe natyrën e mrekullueshme. S‘ka më mirë se të jesh në gjirin e saj. Të eksplorosh bregun e liqenit, kodrat e bukura mbi qytetin e Shkodrës që të çlodhin e të japin jetë. Shkodra është qyteti im, është vendi ku kam filluar misionin tim të parë diplomatik, pra është si të thuash dashuria e parë dhe do më mbetet përjetësisht në zemër. Shpresoj se edhe nga ana tjetër kjo marrëdhënie njerëzore me shkodranët do të jetë e ndërsjellët për të shkëmbyer respekt e dashuri reciproke, për të ndarë me bashkëqytetarët e mi gjëra të bukura. Gjithashtu, Marguçio nuk fsheh as dëshirën për të marrë pjesë në garën e rezistencës. Në Itali janë gara të thjeshta, tregon ai, që zhvillohen në distanca nga 30 deri në 100 km, janë gara maratonë. Ndonjë shëtitje të gjatë e kam realizuar edhe këtu kohët e fundit. Kam udhëtuar me kalë nga Shkodra deri në Grumirë, ishte shumë bukur, vijon rrëfimin pasionant ai.
Por kam qenë edhe në Vermoshin e skajshëm verior. Atje kam udhëtuar me kuaj të zonës që u përshtateshin rrugëve malore...
Dashuria dhe pasioni për kuajt është familjare. Shpeshherë atij i bashkohen edhe e shoqja, Cristina, apo vajza e vogël, Giulia. Tashmë asaj i ka kaluar frika e fillimit dhe mezi pret të hipë në shalë. Edhe në shtëpi ka një kalë lodër që e ka shumë për zemër.
Marguçio thotë se do t‘i pëlqente shumë që hipizmi të rigjallërohej në Shkodër, ku ka pasur një traditë të pasur. Ai mendon se nuk mungon as kurioziteti e as dëshira te të rinjtë e veçantë, por ky sport kërkon jo vetëm kohë të lirë, por edhe para. Ai tregon me sinqeritet se dëshira e tij e fëmijërisë dhe pasioni për kuajt janë realizuar vetëm pasi kishte mbushur 23 vjeç dhe siç e quan ai, në atë moshë kurorëzoi ëndrrën e fëmijërisë. Edhe në Itali, - tregon ai, kush ka kohë mund të mos ketë para, sikurse kush ka para mund të mos ketë kohë, ndaj duhet gjetur një kompromis mes këtyre faktorëve. Dashuria për kuajt trashëgohet, lind nëpërmjet televizionit apo librave. Kali nuk është vetëm një kafshë, por edhe një simbol që e ka shoqëruar njeriun gjatë mijëvjeçarëve.
Tom THERÇAJ