Vrasja në Vlorë, Flet nëna: Djali im e bëri kriminelce
Nëna e 22 vjecarit dënon krimin e kryer nga djali i saj, i cili në gjëndje të dehur vrau me kallashnikov të atin, kushëririn. Në ngjarje mbetën të plagosur e ëma dhe shoku i tij.
VLORE- Është ende e tronditur, ndërsa nuk gjen dot fjalë të shpjegojë veprimin e djalit të saj 22 vjecar. Pas një sherri dhe debati të ashpër në oborrin e shtëpisë, në gjendje të dehur Arjan Lula ka tërhequr këmbëzën automatikut duke lënë të vdekur babanë dhe djalin e dajës, ndërsa plagosi të ëmën dhe një shok i tij.
Gjithcka ndodhi brenda pak minutash, mesnatën e së hënës duke u gdhirë e marta në banesën e familjes Lula në lagjen “Bashkimi” të qytetit të Vlorës.
“As vetë nuk e di si e kam marrë fishekun në këmbë. Dëgjova krismat. Dola jashtë. Rashë mbi burrin dhe i thashë vritmë dhe mua”- thotë Sofie Lula, nënë e autorit të vrasjes.
E shtrirë në një nga krevatet e spitalit të Vlorës, ku është nën kujdesin e mjekëvë gruaja nuk di t’i përgjigjet dhe as të shpjegojë për gazetarët si ndodhi vrasja: “As vetë se di si ia dha atij..... Vrau djalin e dajës, si vëlla ... Qysh të bësh moj të keqen motra.... Ai e bëri kriminelce.... Qysh të them.”
Policia arrestoi Arjan Lulin pak minuta pas vrasjes, teksa po tentonte të largohej. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23. 30 në banesën e 22 vjecarit kur së bashku me të kusheririn, shokun e ngushte si dhe të atin kishin mbërritur në banesë në gjendje të dehur. Më pas kishte filluar debati dhe sherri kishte degjeneruar në grushte ndaj njëri tjetrit.
Një moment Arjani rrëmbeu kallashnikovin që e kishte pa leje brenda në banesë dhe qëlloi në drejtim të familjarëve duke lënë të vdekur të atin Musa Lula 50 vjec dhe djalin e dajës Bledar Xhaferrin 27 vjec
(s.g/BalkanWeb)