Top 10 duart magjike
Jo gjithmonë golat në futboll realizohen me këmbë. Në botën e futbollit ka pasur raste kur golat janë shënuar vjedhurazi me dorë, duke i ikur syrit të gjyqtarit dhe duke qenë ndoshta edhe vendimtare.
Të mërkurën janë bërë 25 vjet që kur Diego Armando Maradona shënonte për Argjentinën golin e fitores me dorë kundër Anglisë. Pas ndeshjes, legjenda e futbollit botëror këtë gol e përshkroi kështu: “Goli u shënua pak nga koka ime e pak nga dora e Zotit”, thoshte Maradona i cili e kualifikoi Argjentinën në gjysmëfinale të Botërorit 1986.
Pa kurrfarë dyshimi, ky ishte goli më kontrovers në histori të futbollit dhe me meritë kualifikohet në pozitën e parë të top 10 golave me dorë në kampionate botërore. Natyrisht, ky gol nuk ishte i vetmi që bëri bujë. Nëse e kthejmë memorien vetëm një vit më parë, e kujtojmë shumë mirë golin që e shënoi Luis Fabiano me dorë ndaj Bregut të Fildishtë në Botërorin e Afrikës së Jugut. Jug-amerikanët fituan 3:1.
Nëse dy të sipërpërmendurit shënonin me dorë, ishte pikërisht dora e Luis Suarez ajo që e kualifikoi Uruguain në gjysmëfinale të Botërorit të fundit. Sulmuesi i Liverpoolit e largoi topin me dorë në çerekfinale ndaj Ganës, të cilën më fund e fituan jug-amerikanët pas ekzekutimit të penalltive. Suarez u shpall hero i Uruguait.
Kthehemi dy vjet më parë. Thierry Henry është personi më i urryer në Irlandë. Në kualifikimet për Botërorin 2010, sulmuesi francez asistoi me dorë për golin vendimtar të William Gallas, i cili e çoi Francën në Botëror.
Top 10 golat më dorë të Botërorit
10) Luis Fabiano (Brazil) – Bregu i Fildishtë – 2010
9) Diego Maradona (Argjentinë) – USSR – 1990
8) Mario Kempes (Argjentinë) – Polonia – 1978
7) Torsten Frings (Gjermani) – SHBA – 2002
6) Joe Jordan (Skoci) – Uellsi – 1977
5) Luis Suarez (Uruguai) – Gana – 2010
4) Karl-Heinz Schnellinger (Gjermania P.) – Uruguai – 1966
3) Djalma Santos (Brazil) – Çekosllovakia – 1962
2) Thierry Henry (Francë) – Irlanda – 2009
1) Diego Maradona (Argjentinë) – Anglia – 1986