E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëzhgimi: Prodhimi vendës ul çmimet e produkteve bujqësore

Fundi i sezonit të verës ka sjellë ulje të çmimeve të produkteve bujqësore.

Sipas tregtarëve të këtyre produkteve, është vënë re se prodhimi vendas ka rritur praninë e tij në treg dhe kjo ka bërë që të ndihet ulja e çmimeve. Nga një vëzhgim i bërë nga gazeta MAPO në tregjet kryesore të kryeqytetit është vënë re se kjo javë po vijon me ulje të çmimeve. Sipas tregtarëve, prodhimet vendase kanë cilësi të kënaqshme, ndërsa tregu është furnizuar ritmikisht. Sipas tyre, fundi i muajit shtator pritet të jetë më i shtrenjtë, pasi me daljen nga tregu i prodhimit vendas pjesa më e madhe do të sigurohet nga importi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›