E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëzhgimi/ Rama si Don Kishoti, i jep Spanjës portin e Himarës?

18-09-2013 / Gazeta 55

Edi Ramës nuk i kanë dhënë se simbologjia në tryezën e Këshillit të Ministrave është shumë e rëndësishme. Ai ka lejuar që Artan Shkreli dhe Artan Lame të vendosin një hartë të Europës e shekullit të XVI e cila është vepër e humanistit Heinrich Bünting dhe është gërvishtur në vitin 1582. Kjo hartë ndodhet në hollin e Parlamentit Europian. Harta mban titullin “Europa Regine” dhe sipas traditës klasike është e paraqitur si grua e kurorëzuar mbretëreshë. Sipas Artan Shkrelit kjo hartë “është shprehje simbolike e bashkimit të kontinentit tonë qysh me fillimin e epokës moderne (e cila fillon me Rilindjen Europiane)”. Në fakt, nuk është kështu siç kërkon ta paraqesë këshilltarit okult i Ramës. Kjo grua mbi të cilën shënohen vendet e ndryshme, ku dallohet edhe Albania, është mbretëresha e Spanjës, e cila kishte në zotërim shumë porte në detin Mesdhe. Një prej tyre ka qenë edhe porti i Himarës që ishte pushtuar dhe administrohej prej spanjollëve në shekullin e XVI-të. Në këtë shekull spanjollët dhe shqiptarët kanë pasur goxha kontakte. Shumë biografë të autorit të Don Kishotit të Mançës, Miguel Servantesi tregon se rrëmbyesi dhe pronari i tij në Algjer ishte një pirat shqiptar me emrin Arnaut Mami, që do të thotë Mami Shqiptari. Sido që të jetë nuk është në traditën shqiptare t’i bëhet himn një pushtuesi, kushdoqoftë ai, aq më shumë ta himnizojmë në tryezën e këshillit të Ministrave, në të cilën merren vendime të mëdha kombëtare. Çudirat situacioniste të Ramës mund të kufizohen në shkarravinat e bllokut personal.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›