Rama konflikt politik me opozitën, për t’ju shmangur premtimeve

Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat, Eduart Halimi
Teksa kryemininistri i vendit Edi Rama nga Brukseli i përcolli edhe njëherë garancinë e opozitës se do t’i japë të gjitha të drejtat e mohuara opozitës së sotme të cilat ajo si mazhorancë ia mohoi opozitës së djeshme. Deputeti demokrat Eduart Halimi deklaroi se opozita nuk ka bërë asnjë kërkesë që tejkalon kufijtë e Kushtetutës. Në një prononcim për mediat, nënkryetari i grupit parlamentar demokrat, tha se deputetët opozitarë nuk kanë nevojë të marrin atë që nuk u takon, por kujtoi se janë në parlament si të zgjedhur nga qytetarët shqiptarë për të mbrojtur deri në pikën e fundit të drejtat e tyre. “Opozita nuk ka nevojë të marrë atë nuk i takon. Të gjithë ata deputetë përfshi këtu dhe mua kemi marrë votat e qytetarëve për të mbrojtur të drejtat e tyre. Nuk ka ndonjë kërkesë të opozitës që tejkalon kufijtë e Kushtetutës që i njeh opozitës. Kërkuam kohë për të diskutuar dhe bërë pyetje, thamë që do bëjmë dhe pyetje sepse nuk e dënim çfarë kishte në program. Kur morëm programin e qeverisë së re pamë se aty nuk kishte asgjë, copy 5, ç’pyetje të bënim, për veten tonë. Kjo është një mënyrë sjellje populiste, sjellje tërësisht antikushtetuese dhe në mungesë të plotë të transparencës së publikut” tha ai. Opozitarizëm të fortë, por jo bllokim të reformave që kanë për qëllim interesat madhorë , siç është integrimi i vendit. Me një gjetje interesante, duke cituar një thënie të vjetër, Halimi garanton se “atë që na ka bërë opozita ne, nuk do ja bëjmë asaj”. “Një thënie e vjetër thotë: ‘Mos i bëj tjetrit atë që mund të bëjë nesër ty’. Ajo që na ka bërë ne opozita ishte një politikë regressive, bllokuese për interesat e qytetarëve dhe proçesin e integrimit të vendit, duke filluar me liberalizimin e vizave e deri tek statusi. Integrimi i vendit ishte për qytetarët dhe vendin, jo për ne. Atë që na ka bërë opozita ne, nuk do ja bëjmë ne asaj. E ka thënë ish-kryeministri Berisha dhe kryetari Basha se qëllimi jonë do të jetë në funksion të integrimit të vendit” deklaroi Halimi. Ish-ministri i drejtësisë Eduard Halimi i cilëson si anti-kushtetuese vendimet e marra në mbledhjen e djeshme të qeverisë “Rama”. Ai akuzoi kryeministrin Rama për shkelje të ligjit, duke theksuar se kjo nuk bëhet për herë të parë nga ai. Sipas Halimit,ligji e përcakton se rendi i ditës miratohet dy ditë përpara marrjes së vendimit nga ana e qeverisë. “Askush nuk është njohur me përmbajtjen dhe nevojën e këtyre vendimeve. Në kushtet e një terri të plotë jo vetëm opozitës dhe medias, por dhe të qytetarëve, pasi veprimtaria e administratës dhe qeverisë ka në themel transparencën, ne vetëm mund të aludojmë rreth tyre. Janë tërësisht vendime populiste. Gjithë procesi i tre vendimeve të qeverisë janë vendime antikushtetuese, sepse Kushtetuta e vendit përcakton qartë mënyrën sesi vepron Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e një vendimi. Kushtetuta thotë qartë se një vendim del në bazë të një propozimi të një Ministri apo Kryeministrit. Se mënyra sesi del duhet të jetë e përcaktuar qartë në ligjin organik të funksionimit KM, që është ligji 9000 i vitit 2003, e që s’ka ndryshuar asnjë pikë apo presje deri më sot. Ligji thotë se rendi ditës i mbledhjes së qeverisë përcaktohet nga sekretari i përgjithshëm, mbyllet dy ditë më perpara dhe dy ditë më përpara duhet të jetë dorëzuar një vendim, duhet të jetë konsultuar me Ministritë e reja, duhet të jetë parë nga specialistët e MD nëse është në përputhje apo jo me Kushtetutën, duhet të jetë parë nga specialistë të MF dhe gjithë kjo proçedurë duhet të ketë përfunduar minimum dy ditë para se të merret vendimi i qeverisë. Gjithë kjo proçedurë nuk është respektuar aspak, çfarë i bën të gjitha vendimet nul, antikushtetuese dhe populiste, nuk të thonë asgjë. Ato vendime dhe në këtë kohën që ne flasim nuk janë hartuar akoma. Kushtetuta përcakton qartë se Kreu i Shtetit është Presidenti i Republikës, po ashtu dhe procedurat për pjesën e ceremonialit zyrtar. Unë nuk e di çfarë kanë pasur në mendje kur kanë shkruar aty në ato rreshta të faqes zyrtare të Kryeministrisë. Unë nuk di vend të BE që të mbajë portrete të krerëve të shteteve që nuk janë gjallë, por ky është proces që s’mund ta abstragojmë për sa kohë nuk kemi thelbin. Të tre vendimet janë populiste dhe do të ndryshohen, që të jenë ato edhe nga terminologjia duhen të jenë formuluar ndyshe”. përfundoi ish Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi.