E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama t’i hapë një dosje vetes, le ta hetojë atë “kryesisht”

Kryeprokurorja s’ka nevojë për shumë kohë për të marrë vendimin e rëndësishëm të dorëheqjes e për të nisur ndonjë karrierë disi më të suksesshme, ndoshta në fushën e “boutique”-ëve, por deri atëhere, duhet të hapë një dosje e ta hetojë veten “kryesisht”

Kryeprokurorja Ina Rama, e cila për rreth një vit e gjysmë që drejton organin qendror të akuzës mbahet mend deri tani, vetëm për dy gjëra: për hapje dosjesh tendencioze ndja një pjese të politikës, në shërbim të pjesës tjetër; dhe për rolin e koketës, duke pozuar si top modele me veshje të një “boutique”-u në Tiranë.
Për kaq sa ajo mbahet mend deri tani, veçanërisht për pjesën e dytë, atë të top modeles, Ina Rama ia ka arritur disi, që ndryshe nga pararendësit e saj, nesër a pasnesër, kur ajo të mos jetë më kryeprokurore, të ketë lënë tek gjithsecili imazhet e saj alla top modele, pse jo duke e vlerësuar këtë si një mundësi, për një kapërcim, mbase më të suksesshëm, nga fusha e drejtësisë, në atë të “fashion”.
Gjasat janë të tilla.
Ina Rama, mbase nga që ka zbuluar këtë dhunti të saj, për sfilita në “boutique” të Tiranës, mund edhe të ketë shtuar në objektivat e jetës së saj, që pas mosqenies së saj në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, të bëjë disi modelen.
Suksesi në “fashion” pritet të jetë më i sigurtë sesa ai i deritanishmi si kryeprokurore.
Një vit e gjysmë, mund të jenë pak, apo edhe mund të jenë shumë, për të krijuar një bindje, që Ina Rama, ka dështuar në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Dosjet më “të bujshme” të abuzimeve, të inspiruara nga një pjesë e politikës, djathtas apo majtas, apo apo, nga të vetëshpallurit “mbi palët”, më shumë se dështimi i kësja pjese të politikës, nga të dy krahët, pse jo edhe nga “mbi palët”, ka qenë dështimi edhe i Ina Ramës, që nuk është çudi që ta paguajë ajo koston.
Vetëm këtë javë, Ina Rama ka pasur mundësi që të përballet me dy nga dështimet e veta të radhës.
Amplifikimi i një ortakërie vetëm në letra, e vajzës së Fahri Balliut, me Mihal Delijorgjin dhe disa aksionerëve të tjerë, u konfirmua nga vetë Ina Rama se ekzistenca e asaj kompanie, vetëm shkelje ligjore nuk ishte, përderisa ajo kompani ende vazhdon të ekzistojë në letra, e pabllokuar ende nga Ina Rama dhe ende aksionarët e saj kryejnë veprime të tipit transferime të aksioneve.
Dhe përballë të gjitha këtyre veprimeve, Ina Rama, shijon frytet e dështimit të vet.
Më e rëndë se dështimi me ortakëritë në biznese të Fahri Balliut, dosja Durrës-Kukës, është dëshmia më e fundit, e dështimit edhe ca më të rëndë të Ina Ramës.
Prej mëse një viti, ajo kishte gjithë kohën e mjaftueshme në dispozicion, për “ta zbardhur” këtë dosje, por duket se përgjatë këtij harku kohor, më shume se çdo gjë, ajo kishte për qëllim të “ushqente” mediat me dizinformacione, për abuzimet e supozuara me këtë vepër, sesa të kanalizonte informacionet, në funksion të hedhjes dritë mbi abuzimet e mundshme. Këtë, Ina Rama, mund ta zvarriste deri dy ditë më parë, e ndërgjegjshme se ajo dosje nuk kishte asgjë nga ajo çka mediat villnin, sipas porosive të dala nga “burimet që s’duan të identifikohen të Prokurorisë së Përgjithshme”.
Ina Rama me siguri i kishte bërë llogaritë gabim, kur ndërsa ajo kishte menduar të zgjaste zhurmën mediatike në kufijtë e ditës së zgjedhjeve, duket se nuk kishte llogaritur që diku në kodet e Procedurës Penale, parashikoheshin ca afate që nuk duheshin shkelur, që Gjykata e Lartë i certifikoi si antikushtetuese.
Gjithsesi, Ina Rama, në dëshpërimin që e ka kapluar, kur presioni mes qëndrimit dhe keqpërdorimit në krye të Prokurorisë së Përgjithshme nga njëra anë, apo vlerësimi i mundësisë së largimit për të mos vazhduar të konsumohet (sikurse deri tani), nga ana tjetër, edhe më sensibël dy ditët e fundit.
Ato çka me sforco ca gazeta e televizione mastrubonin dje, për gjoja rihapje hetimesh e ridërgim të dosje Durrës-Kukës, në gjykatë, nuk e kalonin kufirin e të përbërit lajm, në kufirin e më shumë se 11 minutave...
Në fakt, dështimi i Ina Ramës, vetëm sa u konfirmua këtë javë që sapo u mbyll. Më herët, me dosje të tjera, sikurse ajo e Fazlliçit apo ajo e Gërdecit, Ina Rama ka filluar të familjarizohet me dështimin. Dhe që prej fillimit të familjarizimit të saj me dështimin, për koincidencë, Ina Rama ka filluar të ushtrojë rolin e top modeles, provat gjenerale për të cilën e kaloi, pse jo me më shumë sukses, me publikimin e atyre fotove të saj në një revistë shqiptare me ngjyra.
Tashmë, ngelet vetëm çështje kohe, që Ina Rama të ushtrojë zbulimin e saj më të ri, atë të moskeqpërdorimit në basarrelat e mundshme të sfilatave të modës nëpër “boutique”-t e Tiranës...
Le t’i japim edhe pak kohë Kryeprokurores për të marrë vendimin, ndoshta më të rëndësishmin në jetën e saj, atë të dorëheqjes. Por nëse ajo e ka shumë të vështirë, së pari ndoshta do t’i duhej t’i hapte një dosje vetes e të studionte mirë dështimet e saj. Le t’ia numërojë të gjitha vetes, duke e hetuar atë “kryesisht”, siç ajo ka treguar në rastin e Lulzim Bashës apo të Fahri Balliut, se është e shpejtë për t’i marrë këto vendime

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›