E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, Wollfarth: Në krye të axhendave partiake, 3 ligjet me shumë rëndësi

wollfarthTiranë- Shefi i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth tha se partitë politike duhet ta kenë në krye të axhendës së tyre plotësimin e vendeve bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Wollfarth deklaroi sot në një prononcim për gazetarët se palët duhet të arrijnë një zgjidhje për këtë çështje dhe miratimi i tre ligjeve të integrimit është shumë i rëndësishëm të përmbyllet.

E kam përmendur para disa ditësh pasja e një KQZ-je të plotë duhet të jetë në krye të listës së dëshirave. Ajo çka është më e rëndësishme, dëshiroj të them se ndiej një sens gjithmonë e më të madh konstruktiviteti këtu në vend, këtu në Shqipëri, në këto ditë të rëndësishme para zgjedhjeve, në këtë vit të rëndësishëm. Zgjedhjet dhe përgatitja e zgjedhjeve është një proces i rëndësishëm, ku qartas përfshihet KQZ-ja.

Por edhe diskutimi nga partitë politike dhe liderët politikë rreth gjërave të tjera të rëndësishme që vijnë pas 23 Qershorit është shumë konstruktiv dhe shumë i dobishëm. Hapja e rrugës drejt integrimit të mëtejshëm evropian dhe, kështu, edhe drejt stabilizimit institucional, është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm, prandaj unë uroj të merret sa më shpejt, duke përfshirë këtu edhe parlamentin. Por do të doja të theksoja se kjo është një dëshirë imja, duke e konsideruar veten një mik të shqiptarëve, nuk është një apel”,-tha Wollfarth.

Ambasadori i OSBE-së theksoi: “Çdo gjë që do të vendoset në parlament do të jetë një vendim i duhur dhe sovran dhe unë sigurisht shpresoj që të jetë në të mirë të shqiptarëve. Kuptohet që të ashtuquajturat tri ligje janë shumë të rëndësishëm, por po aq e rëndësishme është edhe lufta ndaj korrupsionit, trafikimit dhe disa problemeve të tjera të vështira. Siç e thashë, ndjenja në rritje e konstruktivitetit bëhet gjithmonë e më e dukshme dhe unë do të doja ta shihja më shumë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›