Krimi ekonomik bllokon loto e lojëra fati
21/05/2009 Ishin të palicencuara
ELBASAN- Zyra e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Elbasan ka bllokuar disa loto e lojëra fati të palicencuara në lagjet e këtij qyteti. Seksioni përkatës ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit Florenc R., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “Visarion Xhuvani” u bllokua në cilësinë e provës materiale kompjuteri dhe loto sporti për të cilat ky shtetas nuk dispononte dokumente nga tatim-taksa. Policia ka nisur hetimin edhe ndaj shtetasit Vangjel Ndrecka, 50 vjeç, me banim në lagjen “5 Maji”, pasi gjatë kontrollit të lokalit të tij në këtë lagje u gjetën dhe sekuestruan 5 kompjuterë për lojëra fati dhe një kompjuter për loto sporti të paregjistruar tek tatim-taksa. Ndërkohë ka nisur procedimi penal edhe ndaj shtetasit Klajdi K. 24 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “Luigj Gurakuqi” konstatuan dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale kompjuter për lojëra fati i paregjistruar si aktivitet tek tatim-taksa. Ndaj këtyre shtetasve janë ngritur akuzat e organizimit të lotarive të palejuara, vënia në dispozicion e lojërave të ndryshme të palejuara.