fare ofrojne Arvizu Kandidatet per qytetaret

Kryetarët e bashkive dhe të komunave duhet të punojnë për qytetarët. Kështu është shprehur nga Shkodra ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të procesit zgjedhor të 8 majit si një poroces me rëndësi kombëtare.
“Procesi i 8 majit përveçse do të caktojë kryetarët e bashkive dhe komunave të vendit, si çdo proces tjetër zgjedhor, ka ndikim kombëtar. Kryetarët e bashkive dhe të komunave duhet të punojnë për qytetarët, dhe ata në fushatë elektorale me të drejtë i pyesin se çfarë ofrojnë kandidatët”- tha Arvizu.
Në vizitën e dytë të tij në qytetin e Shkodrës, ambasadori amerikan ka vlerësuar punën e bërë pas përmbytjeve të janarit.
“Në të gjitha qytetet dhe fshatrat ku kam shkuar, kam parë se kryetarë qoftë të PS-së, qoftë të PD-së kanë punuar për zonat që ata drejtojnë. Edhe këtu shoh një përmirësim të dukshëm në krahasim me kohën e përmbytjeve të janarit”- tha Arvizu.
Ambasadori amerikan zhvilloi takime me prefektin dhe kryetarin e bashkisë së Shkodrës ku u njoh me përgatitjet që po bëhen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 8 majit.
Bruna Gjoka