Video Meta-Prifti, Ekspertët: Regjistrimi jo origjinal. Prokuroria: Hetim ekspertëve
www.youtube.com/watch?v=y11xlItfWBU
Në seancën e sotme të gjyqit ndaj ish-zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, tre ekspertët shqiptar që ishin caktuar nga Gjykata e Lartë për të kryer ekspertizën e videos Meta-Prifti, kanë nxjerr përfundimin se video nuk është origjinale.
Ekspertët thonë se nuk mund të vërtetojnë nëse përgjimi është realizuar nëpërmjet orës. Ndërkohë ekspertët amerikanë dhe anglezë (të cilët kanë bërë ekspertizë për videon Meta-Prifti më parë) bënë të ditur se materiali është autentik pra origjinal ndërsa ekspertët shqiptar duket se kanë mendim ndryshe për këtë pikë.
Në këtë mënyrë ata kanë ngritur pikëpyetje për montim ndërsa nuk thonë nëse ka pasur ndërhyrje në video apo në audio. Përveç kësaj ekspertët shprehen se audio ka shumë zhurmë dhe sipas tyre nëse ndërhyhet për të hequr zhurmat fjalët nuk dëgjohen.
Pritet të shprehet Gjykata e Lartë mbi përfundimet e ekspertizës. Ndërsa prokuroria ka kërkuar 10 ditë kohë për të shqyrtuar përfundimet e ekspertëve.
Nga prokuroria mësohet se ndaj tre ekspertëve mund të nisë një hetimi për ekspertizë të rremë. Prokuroria ka bërë me dije se paraditen e së shtunës, në ambientet e një lokali në zonën e njohur si 9-katshet njëri nga mbrojtësit ligjor të ish-zv.kryeministrit Ilir Meta ka qëndruar për më shumë se një orë në një tavolinë së bashku me tre ekspertët në fjalë Artur Rahmani, Adrian Pollo dhe Ermal Beqiri.
Konkluzionet
