Video-përgjimi, zhvillohet sot seanca ndaj Metës

Po zhvillohet sot në Gjykatën e Lartë seanca e radhës ndaj ish zv.kryeministrit Ilir Meta në lidhje me video-përgjimin.
Në seancën e sotme prokurori i çështjes kërkoi të mos pranohet kërkesa e avokatëve të Metës për pavlefshmëri të hetimeve për kalimin e afatave. Sipas prokurorit hetimet janë të vlefshme pasi ato nisën në lidhje me autenticitetin e videos dhe ekspertiza konstatoi se ajo nuk ishte e manipuluar. Ndërkohë avokatët pretendojnë se hetimet janë kryer kur Ilir Meta gëzonte imunitet parlamentar gjë që është hedhur poshtë nga prokurori i çështjes.
Ndërkohë trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me kërkesën e avokatëve të Ilir Metës.