E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje vit pas termetit situate e renduar ne Haiti

Në Haiti një vit më parë 250.000 persona humbën jetën nën gërmadhat e shkaktuara nga tërmeti. Në  Port-au-Prince sot është momenti i  nderimit të viktimave. Presidenti René Preval drejtoi homazhet.  Ishulli pas një viti vuan një situatë tejet të rënduar nga kolera që  u ka marrë jetën 3600 vetëve.  Për presidentin ishulli nuk mund tia dalë i vetëm.

Sipas tij  60  e buxhetit të Haitit përbëhet nga ndihmat e huaja e tashmë ishulli pret që shtetet donatore të mbajnë premtimin e tyre. E ne përvjetorin e katastrofës dhe presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, që të ndihmojë shtetin e varfër të Karaibeve. “Nevojiten ndihma për disa vjet, apo disa dhjetëvjeçarë që Haiti të mund ta marrë veten nga katastrofa” u shpreh  Obama.

Bashkësia ndërkombëtare duhet të përmbushë edhe premtimet e saj. Nga tërmeti i rëndë i 12 janarit 2010 patën humbur jetën afro 220.000 vetë. Rreth 1.5 milionë njerëz mbetën pa strehë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›