E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videoja, Topi: Inkurajoj prokurorinë për transparencë

TIRANE-Presidenti Bamir Topi ka reaguar për herë të parë rreth videos Meta-Prifti duke vlerësuar se kjo cështje duhet që i përket prokurorisë. Kreu i shtetit gjatë një vizite sot në qytetin e Pogradecit deklaroi se Videoja duhet të hetohet nga Prokuroria ndërsa inkurajoi prokurorinë për transparencë.

Presidenti tha gjithashtu se debatet janë në shërbim të qytetarit dhe se debate i ditës ishte realisht një cështje jo pa interes.
Lidhur me këtë, Kreu i shtetit tha se politika duhet të reflektojë dhe të mos bëjë debate në mënyrë abuzive. “Më pak fjalë e më shumë veprim”, theksoi Topi.
Më tej, Topi u ndal dhe në zgjedhjet e pritshme lokale të 8 Majit, duke i vlerësuar ato si shumë të rëndësishme. Kreu i shtetit përmendi dhe cështjen “Gërdeci”, duke cilësuar se me këtë cështje drejtësia është vonuar së tepërmi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›