Sulmi ndaj reporterëve, publikohet videoja e tragjedise në Irak

Bëhet publike videoja e një sulmi të ndodhur në Irak në 2007 ku gjeti vdekjen reporteri i Reuters, Namir Noor Eldeen, shoferi i tij dhe 10 persona të tjerë. Një kopje e videos, e cila nuk ishte publikuar më parë nga Pentagoni, është transmetuar në site “Wikileaks.org”. Në pamje tregohet se si pilotët e helikopterit Apache ngatërruan objektiva e gjatë të makinave fotografike me raketahedhëse dhe hapën zjarr.
Episodi, i dokumentuar në video nga kamera e helikopterit, ndodhi në korrik të 2007 në një rrugë të Bagdatit. Sipas versionit zyrtar 2 helikopterë ndërhynë për të mbrojtur një patrullë ushtarake amerikane, por në pamje nuk shihet asnje shkëmbim zjarri. Pas incidentit Reuters i kërkoi Pentagonit një kopje të videos por nuk mori asnjë përgjigje.
Në përgjigje të videos, komanda ushtarake amerikane shpërndau një raport të shkurtër ku thuhet sedy punonjësit e reuters nuk bënë asgjë për t’u identifikuar si gazetarë. Ushtarakët publikuan gjithashtu edhe disa fotografi të një mitralozi dhe një granate që sipas tyre gjendeshin pranë trupave të disa prej viktimave. Në përfundim të hetimit nga Pentagoni nuk u morr asnjë masë ndaj pilotëve.
Elona Mamushi
Azhornuar së fundi ( e martë , 06 prill 2010 ) < I mëparshmi