“Nata pekinase” në TKOB
TIRANË- “Nata pekinase” solli mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit 129 artistë që mes larmisë së artistike shpalosën një pjesë të kulturës kineze.
Trupa kineze e startoi mbrëmjen me një dhuratë për popullin tonë. Një grup valltarësh veshur me kostume tradicionale shqiptare, interpretuan pjesën “Kënga e shqiponjave” ku përmes muzikës artistët pekinez shpërfaqën shpirtin e ngrohtë dhe festiv të popullit shqiptar.
Ndër të tjera, nga krijimtaria popullore shqiptare u interpretua edhe kënga shqiptare “Ti më je si një gonxhe”.
Të tjera performance pasuan më pas ku nuk munguan as pjesët klasike si opera “Lamtumirë konkubina ime”, “Kapja e pesë dragonjve”. Gjithashtu një vend të veçantë iu dha edhe valleve klasike, të cilat shquhen për ndërthurjen e përsosur mes kërcimit me sportin, ku pasqyrohet loja me çuju e vajzave në oborrin perandorak të Kinës së lashtë.
Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit të Pekinit, trupa e akrobacisë së Kinës, Instituti Profesional i Artit Operistik të Pekinit, trupa e kërcimit modern dhe Universiteti i Sporteve të Pekinit, sollën në TKOB një larmi artistike që këtë herë i takon kulturës kineze, e cila për disa vite ka qenë shumë e përhapur, dhe pas disa dekadash mungesë rikthehet me përmasa të tilla në vendin tonë.
I pranishëm në koncert ishte Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i cili përshëndeti konvertine kinez si dhe Sekretari i Parë i Partisë për Pekinin Liu Çi.
Kjo është nata e dytë që në skenën shqiptare do të vijnë artistët kinezë, pasi vetëm disa javë më parë një nga orkestrat muzikore të Kinës mbërriti në Tiranë si pjesë e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve.
Kjo trupë nga Pekini ka dhënë shfaqje në skenat më të njohura në gjithë botën, ndërkohë që është hera e pare që prezantohet para publikut shqiptar.
(ma.ar/BalkanWeb)