Videot intime të kompozitorit, policia nis hetimet

Policia e Tiranës ka nisur hetimet kryesisht pas konstatimit të publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime, në qendër të të cilave janë personazhe të njohura të skenës së muzikës e teatrit, por edhe infliecere të ndjekura në rrjete sociale.
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryen veprime hetimore për identifikimin e adresave IP dhe të dhënave të tjera të faqeve dhe profileve që kanë publikuar ose shpërndarë materialet.
Policia po ndjek gjithashtu procedurat për heqjen e materialeve nga platformat ku janë publikuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për hetim të mëtejshëm, për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.
Materialet janë shpërndarë kryeisht përmes whatsup dhe më pas kanë kaluar në platformat online. a.b