Bode: “Rritja e pagave dhe e pensioneve në maj 2009”
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Financave, Ridvan Bode, theksoi në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend se projektbuxheti i shtetit për vitin 2009 merr në konsideratë zhvillimet dhe ecurinë e ekonomisë shqiptare në vitet e fundit, por dhe ato në tregun e jashtëm, në kuadrin e disa ndryshimeve që ka pasur ekonomia botërore për shak të krizës së sistemit financiar". Sipas kreut të financave publike, p/buxheti pasqyron të gjitha kapacitetet e qeverisë dhe reflekton të gjitha prioritetet e saj dhe institucioneve të tjera të shtetit. "Ky buxhet synon të konsolidojë më tej stabilitetin makroekonomik të vendit përtej zhvillimeve që ka pasur ekonomia botërore, ndërsa ne mbetemi një vend me një stabilitet të qëndrueshëm makroekonomik, për sa i takon rritjes ekonomike, nivelit të inflacionit, kursit të këmbimit, bilanceve të tjera që kanë të bëjnë me tregtinë ndërkombëtare dhe nivelin e papunësisë", - deklaroi ministri Bode. Bode tha gjatë prezantimit të projektbuxhetit të shtetit për vitin 2009 se rritja e pagave dhe pensioneve do të bëhet në muajin majt të vitit 2009, ndryshe nga vitet e tjera, kur kjo rritje bëhej në muajin korrik. Sipas Bodes, rritja e pagave dhe e pensioneve në maj do të bëhet për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale në muajin qershor të vitit 2009. Bode tha, gjithashtu, se në mandatin e saj, qeveria e përmbushi premtimin për dyfishimin e pagave për sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë, ndërsa bëri një rritje të qenësishme edhe për pjesën tjetër të pagave. Numri maksimal i punonjësve buxhetorë më 1 janar 2009, sipas të cilit është përgatitur projektbuxheti i shtetit i vitit 2009, është 107 000 veta. Fondi për pagat dhe pensionet në p/buxhet llogaritet 8.200 milionë lekë.
Parashikimet fiskale
Në vitin 2009 programohet që të ardhurat fiskale të mbeten në nivelin 28.2% ndaj PPB, i njëjtë me vitin 2008. Niveli i rritjes në krahasim me vitin 2008 është i moderuar prej 10% dhe kjo me konsiderimin e faktit që viti 2009 është vit zgjedhor dhe për të mos krijuar tronditje apo largime nga rezultatet e arritura, nga ajo që do të ndodhë në vitin 2009. Do të ketë një mbështetje totale të ekonomisë sikurse dhe administrata ka marrë masat që të jetë po ashtu me performancë të plotë. Pra ka një afrim konservativ në parashikimin e të ardhurave.
• Rritje me 0.3 % ndaj PBB–së të të ardhurave nga TVSH;
• Rritje me 0.1 % ndaj PBB–së të të ardhurave nga tatimi mbi fitimin;
• Rritje me 0.3 % ndaj PBB–së të të ardhurave nga akcizat dhe të njëjtin nivel për tatimin mbi të ardhurat personale;
• Ka një rënie të nivelit të taksave nacionale me 0.2 % me për shkak të eliminimit dhe uljes së një sërë tarifash të shërbimit, numri i tyre është reduktuar nga 25 në 6 ;
• Ulje me 0.4 % të PBB–së nga taksa doganore si rezulat i zbatimit të angazhimeve tarifore në Marrëveshjen e Ndërmjetme BE-Shqipëri, CEFTA, MTL me Turqinë.
• Rritje me 0.2 % ndaj PBB–së të të ardhurave nga pushteti vendor. Nga këto 0.1 % do të vijnë nga taksat lokale dhe 0.1 % nga taksat e biznesit të vogël.
• Buxhetet e pavarura, kontributi i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore, edhe pse ne do të ulim me 5 pikë % taksën, niveli i të ardhurave do të jetë i njëjtë, për të përafruar ngarkesën nominale në taksa me atë që ne do të arkëtojmë përmes mënjanimit të informalitetit dhe ne kemi bindje që do të ndodhë, siç ka ndodhur me taksat e tjera përgjysmimi i të cilave u shoqërua me një rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit në raport me PBB –në. Në këtë mënyrë, të ardhurat e buxhetit të shtetit në vitin 2009 do të arrijnë në 333 miliardë lekë, që përbën dhe nivelin më të madh historik ose gati dyfishin e nivelit të të ardhurave të arkëtuara në vitin 2004.
Parashikimi i shpenzimeve
Ne kemi mundësuar një rritje të vëllimit total të shpenzimeve, të cilat shkojnë në 383.197 milionë lekë për vitin 2009 nga 360 miliardë lekë që ishte buxheti shtesë i vitit 2008, ku sikurse dihet niveli i shpenzimeve të brendshme u rrit me 28 miliardë lekë, krahasuar me fillimin e vitit. Pra kemi një rritje të qenësishme në krahasim me vitin 2007 prej rreth 100 miliardë në buxhetin e vitit 2009 dhe kjo për shkak të rritjes së kapaciteteve dhe të të ardhurave të brendshme për të financuar më shumë aktivitete dhe kryesisht më shumë investime publike. Në buxhetin e vitit 2009, përmes një programimi më të mirë dhe një progresi të bërë në fushën e programimit të shpenzimeve përmes kostimit të programit, politikave dhe aktiviteteve që kanë ministritë e linjës dhe institucionet e tjera buxhetore, ne kemi mundësuar një lidhje më të drejtpërdrejtë midis shpenzimeve, fondeve të akorduara dhe rezultateve që priten nga zbatimi i buxhetit. Ky programim, i cili ka njohur një progres të konsiderueshëm 2–3 vitet e fundit, për vitin 2009 hedh një hap të rëndësishëm dhe të konsiderueshëm për të lidhur jo thjesht programimin dhe kostimin e aktiviteteve dhe politikave, për të kaluar pastaj në lidhjen e drejtpërdrejtë të shpenzimeve që ne akordojmë me produktet e ofruara nga administrata publike. Janë dy reforma thelbësore që fillojnë për vitin 2009 dhe të cilat duhen konsoliduar në perspektivë.
Reforma I
Reforma e parë ka të bëjë me sektorin e shëndetësisë ku spitalet lidhen drejtpërdrejt me produktet që do të ofrojnë, pra me shërbimet ndaj klientit. Ne kemi kaluar fondet e të gjitha spitaleve të republikës nën administrimin, ndjekjen dhe ekzekutimin e ISKSH–së. Kjo përbën hapin e parë të një reforme të madhe, e cila duhet të ndërmerret jo më vonë se fillimi i vitit të ardhshëm në sektorin e shëndetësisë dhe që synon që gjithë produktet e ofruara dhe shërbimet nga rrjeti spitalor të jenë produkte të blera nga ISKSH-ja përmes kostimit të të gjitha shërbimeve që ofrojnë spitalet dhe përmes krijimit në këtë mënyrë të një pavarësie të madhe të përdorimit të fondeve nga vetë spitalet, nga vetë shërbimi spitalor në të gjitha nivelet. Kjo përbën instrumentin bazë të përmbysjes së gjendjes aktuale në sektorin e shëndetësisë, gjendje e cila nuk është përmirësuar siç pritej, edhe pse fondet janë rritur ndjeshëm në 3 vitet e fundit. Pra ne kalojmë në një reformë për të financuar produktin. Kjo do të realizohet përmes blerjes së produktit, shërbimit që do t i bëhet pacientit. Gjatë vitit, Ministria e Shëndetësisë do të kostojë të gjitha produktet që do të ofrojë shërbimi spitalor për t ia kaluar blerjen në emër të ISKSH–së.
Reforma II
Reforma e dytë në të njëjtin drejtim ka të bëjë me sigurimin e pavarësisë së universiteteve. Pra kalimi i të gjitha financimeve të universiteteve në formë granti, duke kostuar studentët. Pra duke u nisur nga produkti. Produkti që ofrojnë universitetet është studenti dhe mbi bazën e universitetit, sipas specifikave, ne do të akordojmë të gjitha fondet në formë granti dhe do të jenë universitetet në pavarësi të plotë për të menaxhuar fondet në funksion dhe në interes të nevojave që ata kanë, drejt modernizimit që ata kërkojnë, të ritmeve që ata kërkojnë të ndjekin në këtë garë konkurruese që tashmë mendoj se është hapur në sektorin e arsimit. Kjo përbën po ashtu një nga elementet më të qenësishme të reformave në vitin 2009.
Shpenzimet e mirëmbajtjes
Në vitin 2009 ne kemi bërë një rritje të qenësishme të të gjitha fondeve të mirëmbajtjes, sidomos të fondit të mirëmbajtjes së rrugëve. Ka një rritje prej rreth 30 % të fondit, një zë ky i domosdoshëm për të mbështetur investimet e mëdha që janë bërë për të mos lejuar degradimin e tyre. Pra një mirëmbajte operative më e madhe. Rritja e shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes ka pasur në konsideratë nga ana tjetër faktin që shpenzimet e funksionimit të administratës qendrore, të mos pësojnë rritje, por ulje në raport me PBB-në. Nga 1.02 % që zinin shpenzimet për administratën publike qendrore, kemi zbritur nën 1 % për vitin 2009, pasi kemi rritur vetëm me 4 % shpenzimet operative të institucioneve. Dhe e gjithë rritja vjen vetëm për fondet e mirëmbajtjes së investimeve, sidomos të rrugëve kombëtare.
Shpenzimet për investimet
Për vitin 2009 ne vijojmë të mbajmë në nivel shumë të lartë nivelin e investimeve publike. Do të jenë rreth 19 miliardë lekë ose mbi 1 miliard dollarë për t i investuar në investimet publike, ku investimet në infrastrukturën rrugore përbëjnë elementin kryesor. Janë rreth 57 miliardë lekë që vihen në dispozicion të MPPTT–së për programet e saj, nga të cilat mbi 90 %, e zë rrjeti i infrastrukturës rrugore në ndërtim apo projekte të reja tashmë të tenderuara nga kjo ministri gjatë vitit 2008. Ajo që vlen për t u theksuar në kalendarin e investimeve publike për vitin 2009, ne mundësuam të pakësojmë më tej numrin e projekteve për të mos lejuar copëzimin e investimeve dhe fondeve në projekte të vogla. Nga rreth 4 mijë projekte që gjetëm në vitin 2005, në vitin 2009 zbresim nën 1 mijë projekte në të gjitha ministritë dhe institucionet buxhetore. Pra kemi 4-fishuar fondet për investime publike dhe i kemi pakësuar projektet po me 4 herë. Pra do të thotë, kemi rritur investimet dhe përqendruar në projekte të qenësishme, të cilat japin efekte mbi ekonominë, janë efikase në raport me buxhetin dhe që minimizojnë avullimin e fondeve përmes tenderave të vegjël pa rezultat konkret në ekonomi në tërësi, pas përfundimit të projekteve. Ky përbën elementin më pozitiv dhe të dukshëm. Sigurisht që në investimet publike janë mbështetur ministritë prioritare, infrastruktura rrugore, ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë, sikurse edhe Ministria e Mbrojtjes për të mbajtur në nivelin 2 % të PBB–së financimet për modernizimin e ushtrisë në kuadrin e antarësimit në NATO.
Subvencionet vijnë duke u ulur në raport me PBB–në. Viti 2009 mbështet gjithashtu dukshëm buxhetet vendore. Fondet për pushtetin vendor janë shumëfishuar në vitin 2009 në krahasim me vitin 2005. Mund t ju them që fondi për investimet lokale është më shumë se 12 herë më i lartë në krahasim me vitin 2005. Gjithsej granti konkurrues do të jetë rreth 10 miliardë lekë fonde, që do të akordohen për pushtetin vendor, kur dihet që e gjithë infrastruktura kombëtare në vitin 2005 ka qenë 6 miliardë. Ndërkohë që ne ofrojmë sot vetëm për pushtetin vendor 5.5 miliardë lekë.
Granti konkurrues 2009 në të gjitha ministritë e linjës do të jetë:
a)Arsimi 2,929 milionë lekë
b)Shërbimi parësor shëndetësor 200 milionë lekë
c)Sektori i ujit të pijshëm 1.213 milionë lekë
d)Infrastruktura vendore 5. 500 milionë lekë
Deficiti buxhetor
Për vitin 2009 është parashikuar zvogëlim i deficitit buxhetor prej 1 pikë përqindje në krahasim me vitin 2008. Pra programimi i deficitit për vitin 2009 është 4.2% e PBB-së. Kjo mundëson uljen e mëtejshme të borxhit publik të Shqipërisë në raport me PBB–në. Është një shumë e cila është e menaxhueshme lehtësisht me fonde edhe nga rrjeti financiar i brendshëm. Ajo që kemi modifikuar në muajt e fundit në krahasim me programet e paraqitura më parë në projektin e muajit gusht apo gjatë pranverës, është fakti i financimit të deficitit buxhetor. Ne mendonim që në vitin 2009 Shqipëria të kishte arritur pjekurinë e mjaftueshme në tregun financiar, por edhe në kapacitetet fiskale për të dalë me eurobond, për të nxjerrë vendin në tregun e bonove evropiane të thesarit. Zhvillimet në tregun financiar kohët e fundit kanë dëshmuar një mungesë stabiliteti dhe një tronditje, çka është shoqëruar jo vetëm me pakësimin e fondeve publike, por edhe me një rritje të normës së interesit. Ne mendojmë që në këtë situatë nuk është momenti i përshtatshëm për të dalë në treg dhe për të blerë bono 15–20-vjeçare, pasi do të paguanim një kosto të lartë. Për këtë arsye kemi zgjedhur rrugën e financimeve afatshkurtra dhe në momentin kur tregu financiar do të jetë i stabilizuar Shqipëria do të dalë në treg me rreth 300 milionë euro, për të nxjerrë një bono në tregun evropian, por në kushtet e një tregu stabël me interesa të përshtatshme dhe jo në kushtet që jemi aktualisht. Kemi programuar dhe kemi thënë që do të jetë financim i brendshëm, financimi i investimeve, por kjo do të jetë fleksibël. Pra ne do të marrim fondet që na ofrohen me koston më të ulët në euro, pasi nevojat për investime publike në një sërë projektesh i kemi në euro.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008