Lohan: “Korrupsioni dhe krimi, probleme serioze”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Helmut Lohan, ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, i dorëzoi kryeministrit shqiptar progresraportin për Shqipërinë. Në raportin prej 55 faqesh theksohet se problem për Shqipërinë mbetet lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të qenieve njerëzore. Raporti i përvitshëm i KE përshkruan shkurtimisht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe analizon situatën në Shqipëri sipas kritereve politike dhe ekonomike të anëtarësimit. Po ashtu, raporti shqyrton aftësitë e Shqipërisë për të vënë në jetë standardet evropiane, domethënë përafrimin gradual të legjislacionit dhe politikave me të drejtën evropiane, në linjë me MSA-në dhe përparësitë e partneritetit evropian. Raporti i këtij viti ka një frymë më pozitive krahasuar me raportin e një viti më parë, ndonëse në disa çështje kyçe të partneritetit evropian, vëren mangësi që duhen përmbushur.
Kështu, raporti vëren se pavarësisht një perceptimi më pozitiv, korrupsioni mbetet i shtrirë gjerësisht. Dialogu mes forcave politike, që ka çuar në një bashkëpunim mes mazhorancës dhe partisë më të madhe opozitare për reformën në gjyqësor dhe reformën elektorale, duhet rritur për të bërë të mundur implementimin e reformave. Raporti bën thirrje që qeveria të ketë kujdes zgjedhjet e 2009-ës. Lohan: “Progresi në Shqipëri, si gota përgjysmë”. Kryeministri Berisha: “Raporti, shumë objektiv, do të jetë programi ynë për të punuar në të ardhmen. “Progresi i Shqipërisë në zbatimin e reformave është si gota gjysmë bosh dhe gjysmë plot”, ky është përkufizimi që ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, i ka bërë realizimit të reformave nga qeveria shqiptare nga 1 tetor 2007 - 1 tetor 2008. Në konferencën e përbashkët për shtyp mes kryeministrit Berisha dhe ambasadorit të KE, Lohan, ky i fundit vlerësoi se ka pasur ecuri për sa i përket konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Raporti i KE-së bën thirrje që qeveria shqiptare duhet të bëjë kujdes me zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Zgjedhjet parlamentare duhet të përgatiten siç duhen dhe të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare. Përfundimi i Reformës Zgjedhore do të kërkojë adaptimin e një kodi elektoral gjithëpërfshirës, i cili do të lejojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, prioriteti kryesor për ortakërinë me BE-në”. Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, Lohan tha se “vihet re se ka pasur përmirësim të perceptimit nga qytetarët dhe përmirësim të luftës ndaj këtij fenomeni. Kjo është dhe arsyeja pse në progres raport nuk përdoret e njëjta terminologji që është përdorur më parë”. Por gjithsesi, lufta kundër krimit mbetet problem. Për sa i përket ekonomisë, Lohan tha se ekonomia ka pasur rritje dhe ka mundur të mbajë nën kontroll inflacionin. Është vënë re progres në fushën e privatizimit dhe përmirësime të tjera në fushën e biznesit. “Në të ardhmen duhet të ketë reforma të konsiderueshme që ekonomia shqiptare të përballet me normat që kërkon tregu i BE-së”. Vetë kryeministri Berisha e vlerësoi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2008 si mjaft objektiv: ”Raporti përbën një hartë rruge shumë të qartë në çdo kërkesë që shtron dhe vlerësim që bën në procesin e integrimit”. “Shqipëria do ta shndërrojë atë në një program pune dhe në një program elektoral duke plotësuar të gjitha kërkesat e këtij progresraporti”, - tha Berisha, pak pasi mori në dorëzim progresraportin nga shefi i delegacionit të KE-së në Tiranë, ambasadori Helmut Lohan. “E gjithë përpjekja jonë për kriteret e demokracisë është njohur dhe vlerësuar në mënyrën më objektive. E siguroj KE se nuk do të kemi të ndalur në reforma që do t i bëjnë institucionet më të pavarura, si rruga e vetme drejt konsolidimit të demokracisë”, - tha Berisha. Progresraporti i KE-së për Shqipërinë ndahet në tri pjesë, ku përfshihen kriteret politike, ekonomike dhe standardet evropiane.
Pikat kryesore të Raportit të Progresit për Shqipërinë
Shqipëria firmosi një Marrëveshje Stabilizim-Asociimi (MSA) me BE-në më 12 qershor
2006. Një Marrëveshje e Ndërmjetme që mbulon çështje tregtare ka hyrë në fuqi dhe
po zbatohet normalisht. Ratifikimi i MSA-së nga Vendet Anëtare është pothuajse i
përfunduar.
Kriteret politike
Shqipëria ka vazhduar të përparojë në konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.
Reformat kyçe në sistemin gjyqësor dhe elektoral kanë ecur përpara, bazuar në
konsensus ndërpartiak. Përpjekjet për të fuqizuar shtetin ligjor janë intensifikuar.
Shqipëria ka vazhduar të luajë një rol konstruktiv në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe
nxitjen e marrëdhënieve të mira me shtetet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor dhe të
BE-së. Megjithatë, kultura e dialogut mes partive politike dhe pavarësia e institucioneve
shtetërore kërkon konsolidim të mëtejshëm për të lejuar funksionimin efikas të sistemit
politik. Pavarësisht nga përmirësimi në perceptimin publik, korrupsioni mbetet një
problem veçanërisht serioz, sikurse edhe krimi i organizuar. Vëmendje e veçantë
nevojitet për vazhdimin e reformës së gjyqësorit.
Kriteret ekonomike
Ekonomia shqiptare ka ecur përpara drejt një ekonomie tregu funksionale.
Rritja e shpejtë ekonomike e Shqipërisë u shoqërua nga një rritje e deficitit tregtar, i cili
po dobëson pozicionin e jashtëm financiar të vendit. Shqipëria ka pasur sukses në
mbajtjen nën kontroll të inflacionit. Politika fiskale u dobësua ndërkohë që vendi filloi të investojë më shumë në infrastrukturë. Kjo u shoqërua me progres në privatizim dhe përmirësim të klimës së biznesit. Ristrukturimi dhe privatizimi i sektorit energjetik nuk u arrit dhe furnizimet e pasigurta me energji vazhdojnë të pengojnë në mënyrë të theksuar zhvillimin ekonomik. Reforma të tjera të konsiderueshme duhet të vazhdojnë për ta mundësuar ekonominë të përballojë në një periudhë afatgjatë presionet konkurruese dhe forcat e tregut të Bashkimit.
Standardet evropiane
Shqipëria ka përparuar në përafrimin e legjislacionit, politikave dhe kapacitetit të saj me standardet evropiane. Tani ka nevojë të përforcojë përpjekjet e saj në zbatimin e këtyre
ligjeve dhe politikave. Përparimi i arritur gjatë viteve të mëparshme në fusha si
doganat, konkurrenca, lëvizja e lirë e mallrave dhe politika audiovizuale, është ruajtur.
Megjithatë, në fusha të tjera si energjia, transporti, prokurimi publik, kontrollet
veterinare/fitosanitare dhe të drejtat e pronës intelektuale, përparimi ka mbetur i
kufizuar. Rezultate të përmirësuara nevojiten gjithashtu në luftën kundër krimit të
organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008