E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi të vriste, dorëzohet në polici

Një person nga Qerreti përfundon në pranga pas dorëzimit
në polici për ngjarjen e rëndë në një nga diskotekat
e plazhit një muaj më parë. I kërkuari nga
policia, për të cilin prokuroria kishte nxjerrë urdhër për
ekzekutimin e vendimit penal të masës së sigurisë arrest me
burg, është dorëzuar vetë në ambientet e Policisë së Durrësit.
Menjëherë blutë bënë ndalimin e shtetasit Gramoz Buja, 32
vjeç, baba i 4 fëmijëve, nga fshati Qerret i Komunës Katund i
Ri. Buja është i dyshuari kryesor si autor i ngjarjes së ndodhur
më 21 maj në disko "Kolombo", ku ka tentuar të vrasë me armë
zjarri shtetasin Besnik Ruci. Vepra penale në ngarkim të tij është
"vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›