Ryshfeti, rrefehet Virgjil Joti
Tirane- Ryshfeti prej 17 mije euro, ndaj nje grosisti karburantesh, Gjykata e Tiranes caktoi dje masen e sigurise "arrest me burg" per kryeinspektorin e Inspektoriatit Qendror te Teknik te karburanteve (IQT) dhe nje prej vartesve te tij, ndersa liroi inspektorin tjeter te arrestuar. Nje nga e nga nje, tre te pandehurit jane paraqitur perpara gjykates. Perpara gjyqtarit te gatshem Arjan Aliaj, i pandehuri Virgjil Joti, ka dhene deklarimet e tij. "Me ka marre ne telefon Ilir Brokaj, (pronar i nje firme karburantesh) dhe me ka ftuar per kafe. U takuam dhe pime kafen. Me tha do te jap 10 mije euro per karburant te paster, se edhe me te tjeret keshtu kam vepruar. Ne janar jemi takuar per here te dyte. Me ka kercenuar ne telefon me mesazh per jeten. Kam bere kallezim penal ne prokurori. Nuk e lejova te bej manovra, ndersa cdo gje tjeter eshte e sajuar nga autori," ka pohuar dje zyrtari i shtetit, i marre nen hetim. Mbrojtesi i tij, i kerkoi gjykates caktimin e nje mase sigurie me te bute sesa ajo e caktuar nga akuza, duke mos pranuar edhe veprat penale per te cilat prokuroria kishte ngritur ne ngarkim te klientit te tij. Vartesi i Jotit, i pandehuri Kastriot Llakaj ka larguar pergjegjesine nga vetja e tij, duke iu kaluar shefit, pikerisht te pandehurit Joti. Gjate deklarimeve te tij, ai ka thene se detyra e tij mbaronte me ardhjen e kampioneve. "Se cfare marredheniesh ka shefi im me Ilir Brokajn, e di vete shefi. Une nuk kam marre asnje leke. Di qe kam marre nje zarf qe ma ka dhene nje tregtar per shefin tim", ka deklaruar Llakaj, duke kerkuar edhe lirimin e tij nga gjykata. Perfaqesuesi i akuzes eshte shprehur se ndaj te pandehurve eshte depozituar nje kallezim penal nga nje grosist nga Vlora, i cili sqaronte se per cdo anije qe sillte nga Italia e Spanja, ai detyrohej t'i paguante 10 mije euro funksionareve te shtetit. Pas nisjes se hetimeve, prokuroria arriti te mblidhte provat dhe te arrestonte te pandehurit. Perfaqesuesi i akuzes, Gentian Osmani kerkoi caktimin e mases se sigurise "arrest me burg", per Jotin dhe Llakajn, mase kjo e caktuar me pas nga gjykata. Nderkohe qe i pandehuri i trete, inspektori Luan Qato, ka dorezuar dje 500 mije leke ne nje llogari bankare, si garanci pasurore ne kembim te lirise se tij. Gjykata caktoi ne ngarkim te Qatos masen e sigurise "detyrim paraqitje".
Redinalda Caushaj