E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin gëzoja për skrap në Gërdec, ndalohen nga policia



Tiranë – Policia e Vorës ka kapur në flagrancë duke vjedhur skrap, predha dhe gëzhoja në fshatin Gërdec 8 persona. Sipas burimeve, ata do të procedohen penalisht për konsumim të veprës penale të “vjedhjes”, ndërsa skrapi, gëzhojat dhe predhat e vjedhura iu dorëzuan shërbimeve ushtarake. Bekim Hoti, Alfred Gashi, Gjovalin Kalicaj, Roland Liksenaj, Bledar Hoti, Shpëtim Selmani, Gramoz Buja dhe Sazan Abdullai, të moshave nga 18 deri në 38 vjeç, banues në Qeret, Fllagë dhe Katund të Ri Durrës, do të përballen me togat e zeza për veprën penale të kryer. U kryen veprimet procedurale, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 24 gëzhoja e predha. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

21 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›