Diana Çuli: ”Televizionet nuk mund të trajtohen si kioskë”
Deputetja e PSD-së, shkrimtarja e njohur Diana Çuli, ka reaguar dje pas ndërhyrjes së strukturave shtetërore për të prishur antenën e Vizion Plusit në malin e Dajtit. Sipas deputetes socialdemokrate Çuli, televizionet nuk duhet të trajtohen si kioska në momentin ku vetëm dje kryeministri Sali Berisha miratoi legalizimin e 32 zonave informale me qindra mijëra ndërtime ilegale. Çuli tha se prapa kësaj ka një qëllim politik. “Kjo bëhet për qëllime politike. Vizion Plusi është një televizion serioz, jopartiak dhe nuk mund të trajtohet si një kioskë. Qeveria miratoi ditën e djeshme 32 zona informale dhe këtu kuptohet se po bëhet me një qëllim. Kjo është një betejë e humbur”, - tha Çuli.
21 Prill 2008