Vidhnin ujin në rrjet, ndëshkohen tre pallate te “Komuna e Parisit”
Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranës u ka prerë ujin e pijshëm tre pallateve në zonën e Komunës së Parisit. Shkak janë bërë lidhjet e paligjshme që pronarët e tyre kanë bërë në rrjetin e ujësjellësit. Drejtori i Ujësjellësit, Ferdinand Petrela ka sqaruar se banorët duhet të jenë konsumatorë të Ndërmarrjes së Ujësjellësit për t’u furnizuar me ujë të pijshëm. Sipas tij, situatë e rëndë për furnizimin me ujë i pret banorët, që kanë prenotuar apartamente tek Kopshti botanik dhe ai Zoologjik. Ndërkohë, problem me ujin vazhdojnë të kenë disa pallate të veçanta në lagje të ndryshme të Tiranës, në të cilat po ndërhyhet për të siguruar një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm.
22 Gusht 2008