E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në tetor vizita e mamografisë do të bëhet me pagesë



Emanuela Sako

Pas muajit tetor Mamografia do të shërbehet me para në të gjitha Poliklinikat e vendit. Gratë që do të kryejnë vizitën për kontrroll ndaj sëmundjes së kancerit me anë të Mamografisë, tashmë do të paguajnë për këtë vizitë. Kjo ndodh sepse në tetor përfundon projekti Interreg 3 që synonte ndërgjegjësimin e grave për të bërë vizita për shmangien e sëmundjes. Deri tani vizita ka qen falas, falë bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe palës italiane. Në bazë të projektit 4 aparatura të Mamografisë janë instaluar në 4 spitale të rretheve. Njëra prej tyre është instaluar në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 3 dhe pret çdo ditë mjaft pacientë. Drejtori i Poliklinikës Nr. 3, Përparim Neziraj shprehet se aparatura e Mamografisë është instaluar në këtë poliklinikë, por nuk është nën varësinë e tyre, ndërsa pas përfundimit të projektit do të kërkojnë pranë Ministrisë së Shëndetësisë që Mamografia të qëndrojë në këtë poliklinikë. Drejtori Neziraj, shprehet se Mamografia është e domosdoshme për diagnostifikimin e sëmundjes së kancerit dhe për kapjen e sëmundjes në fazat fillestare.
Projekti
Projekti për diangostifikimin e grave nga kanceri i gjirit, tashmë do të të bëhet me para. Burime nga Ministria e Shëndetësisë flasin për një mundësi shtyrje të projektit për shkak të numrit të madh të grave që kryejnë vizita. Në të kundërt, Ministria e Shëndetësisë do të vendosë se cilët do të jenë mjekët specialistë që do të marrin në dorë këtë shërbim. Njëkohësisht do t’i duhet që të vendosë një tarifë për kryerjen e vizitës, sipas një kostoje që do të duhet edhe për konsumin e materialeve që kërkon Mamografia. Kështu, projekti për diagnostikimin falas të kancerit të gjirit është drejt përfundimit. Statistikat e ministrisë tregojnë se rreth 250 gra në mbarë vendin kanë kapur në kohë sëmundjen e kancerit të gjirit, nga 11 mijë vizita që janë kryer deri tani.
Ekzaminimet
Numri i ekzaminimeve të kryera është tepër i madh, njëkohësisht edhe kapja e sëmundjes në fazat e para. Në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 3, çdo ditë drejtohen mbi 20 pacientë për të kryer vizitën me anë të Mamografisë. Qytetaret vijnë nga kryeqyteti si dhe nga rrethet e tjera të vendit. Kështu, stafi i specialistëve Italianë, ka çdo ditë radhë pas portës së poliklinikës. Kjo poliklinikë shënon edhe numrin m t lartë të pacienteve, por pa përjashtuar edhe rrethet e Fierit, Durrësit dhe Shkodrës ku ndodhen tre Mamografitë e tjera. Njëra nga Mamografitë që është jashtë këtij projekti, ndodhet në spitalin e Onkologjisë në QSUT. Por, siç ndodh në shumë raste për një pjesë të aparaturave në këtë qendër edhe Mamografia nuk punon. Pacientet janë të detyruar që të kryejnë vitën në poliklinikën e specialiteteve në Tiranë, në të cilën aparatura është funksionale.

22 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›